/ATSH-TANJUG/ - Serbia nuk mundet ta zgjidhë e vetme problemin me emigrantët dhe ka nevojë për para, ushqime, medikamente dhe pajisje teknike, deklaroi sot ministri serb i Punës dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin duke i bërë thirrje kryeministrit Aleksandar Vuçiç të zhvillonte një konferencë rajonale për emigrantët.
Në takimin e parë të grupit të punës të drejtuar nga Vulin morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç, ministrja e Integrimit Evropian, Jadranka Joksimoviç dhe përfaqësues të Ministrisë serbe të Mbrojtjes dhe Shëndetësisë.
"Serbia nuk mund ta pengojë emigracionin kur përmes territorit të saj kalojnë çdo ditë 300-400 emigrantë", deklaroi Vulin.
"Ne i ruajmë kufijtë tanë në jug dhe në veri dhe do të ishte mirë që edhe shtetet e tjera ta bënin këtë gjë", shtoi ai.
"Deri tani, të paktën 22 182 persona kanë bërë kërkesë për azil në Serbi", tha Vulin.
/Shqiptarja.com