Traktatet e Bashkimit Europian nuk parashikojnë dalje të një vendi nga eurozona, çka i bën të paqartë ekspertët kur përpiqen që të vlerësojnë metodat dhe pasojat. Por nëse Greqia do të detyrohet që të lërë euron, pas humbjes së mbështetjes financiare, kjo do të tregonte se projekti historik i monedhës së përbashkët mund të dizintegrojë, ashtu siç integroi. Po cilët janë skenarët? Wall Street Journal jep disa përgjigje të mundshme.
Si mund ta lërë Greqia euron?
Në një skenar, autoriteteve greke mund t’u duhet të bien dakord për një datë me pjesën tjetër të eurozonës për largimin e saj dhe për futjen e një monedhe të re (le ta quajmë atë dhrahmia e re). Ajo mund të thotë se duke filluar nga ajo datë, të gjitha pagat publike, kontratat dhe pensionet do të paguhen në dhrahmi. Depozitat e bankave do të konvertohen gjithashtu në monedhën e re. Autoritetet ka të ngjarë që të vendosin një normë konvertimi fillestare për kontratat vendase nga euro në dhrahminë e re—le të themi një me një—dhe më pas ka të ngjarë që të lënë që kursi i këmbimit të dhrahmisë së re të vendoset nga tregu. Kjo mund të çojë në një zhvlerësim të shpejtë. Në rast se grekët i paraprijnë kësaj, ka një rrezik të rritjes së tërheqjes së depozitave nga bankat dhe dalje të kapitalit. Kjo mund të çonte në kontroll të kapitalit, duke e bërë një dalje të rregullt të pamundur.
A mund ta marrë ndonjëherë veten dhrahmia?
Në fund të fundit, ajo do të gjejë një nivel që do t’i bënte produktet dhe shërbimet greke sërish tërheqëse në tregun ndërkombëtar. Çfarë do të ndodhte më pas do të varet nga mënyra se si politikëbërësit, banka qendrore, bankat dhe vetë grekët do të reagonin ndaj zhvlerësimit, për shkak se përfitimet konkurruese të zhverësimit mund të largohen me shpejtësi.
A do të qarkullonte ende euro në Greqi?
Pothuajse me siguri. Kërkesa për euro do të ishte e lartë, si një ruajtëse e vlerës, deri sa popullsia të ketë një ide të qartë rreth vlerës reale të dhrahmisë. Grekët mund të duan të ruajnë euron, si një monedhë ligjore, ashtu siç ka ndodhur në Mal të Zi. Por bankat nuk do të kishin të drejtën që të merrnin hua nga Banka Qendrore Europiane dhe Greqia me siguri që do të humbiste vendin e saj në këshillin qeverisës të BQE-së.
Si do të ndikohej biznesi grek?
Bizneset, duke mos qenë në gjendje të siguronin financime dhe duke u përballur me probleme të mëdha në pagesa, mund të falimentonin në një masë të madhe. Sapo mundësia e një daljeje të Greqisë nga eurozona të bëhet e qartë, do të ekzistonte rreziku i problemeve me bankat dhe do kishte një tharje të fondeve për njësitë, private ose publike. Zotëruesit e kontratave ekzistuese në euro mund të duan të shmangin konvertimin në monedhën e re, që pritet të zhvlerësohet ndjeshëm.
Çdo të ndodhë me bankat greke?
Këtu komplikohet e gjithë çështja. Për momentin, bankat teknikisht nuk kanë aftësi paguese, për shkak se atyre iu desh të përballonin humbje të mëdha nga këmbimi i obligacioneve në fillim të këtij viti. Në bazë të paketës shpëtuese, presupozohet se ato do të marrin kapital të ri, por ai nuk është paguar ende. Ndërkohë kreditorët kanë lënë mënjanë 35 miliardë euro, në atë që quhet “kolateral i përforcuar,” një lloj mbrojtjeje që i lejon BQE-së të pretendojë se realisht nuk po u jep hua bankave që nuk kanë aftësi paguese. Kjo është ajo që po u lejon bankave që të vazhdojnë të marrin hua euro nga BQE-ja. Në rast se një qeveri e re greke do të linte bashkimin monetar përpara se procesi i rikapitalizimit të përfundojë, atëherë gjërat do të bëheshin realisht rrëmujë. BQE do të përfundonte me 160 miliardë euro hua të papaguara dhe obligacione që do t’i mbeteshin në duar.
(Genc Kondi/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com