E pamundura mund të bëhet e mundur, ashtu siç
BunkArt 1 do të kthehet sot në Bunk’Magjik, falë magjistarit italian Walter Rolfo.
Numra magjie mes fantazisë dhe realitetit, art deri në kufinjtë e së pamundurës, janë shfaqet që e kanë bërë të njohur Rolfon në mbarë botën.
Në Shqipëri ai vjen për herë të parë, po çfarë ka rezervuar për publikun shqiptar?
“Do të shikoni diçka të jashtëzakonshme, që nuk e keni parë më parë, diçka krejtësisht origjinale. Do të jetë një spektakël krejtësisht ndryshe nga shfaqet e tjera. Sepse magjia shkrihet me tregimin, me historitë personale. Magjia përdoret si gjuhë për të treguar emocionin. Është një spektakël ku emocionet janë pjesa kryesore që shpresojë të arrijë tek zemrat. Spektakli synon të tregojë që e pamundura mund të bëhet e arrihet nga të gjithë dhe shpresoj t’jua ndryshojë jetën njerëzve”, deklaron Walter Rolfo.
Magjistari Rolfo, mbajtës i 4 rekordeve Guinness në fushën e magjisë, na tregon se në shfaqet e tij një rol të rëndësishëm ka komunikimi me publikun.
“Shfaqja e përfshin në një masë të madhe publikun sepse publiku është pjesëmarrës në të. Unë mendoj që një spektakël i mirë bëhet kur publiku përfshihet me zemër, mendje dhe emocion në të. Ju premtoj që do t’ju bëj pjesë të magjisë”, theksoi magjistari italian.
Eventi Bunk Magic do të mbahet në orën 19.00 në sallën e Kuvendit në BUNKArt1 afër Teleferikut, dhe do të jepet falas për publikun. Në fund magjistari Rolfo ka një ftesë për publikun shqiptar:
“Do t’ju çoj në një botë ëndrrash, ju pres në BunkArt”.Magjistari italian Walter Rolfo: E pamundura do ndodhë në Bunk'Art1Për artistin e magjisë Walter Rolfo e pamunduara nuk ekziston. Këtë do të na e tregojë kur të startojë në BunkArt1 në Tiranë.
Në bunk Magjik, Walter Rolfo do të vijë me artin e realizimit të pamundurës. Në faqen e tij në FB ai Walter Rolfo vet ka paralajëmëruar “Këtë të shtunë do të luaj në Tiranë. E pamundura do të ndodh në skenën e Bunk'Art !!.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1006
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09