Prej vitesh qeveria shqiptare po investon fonde të majme, 360 gradë, mbi dixhitalizimin sistemik të të gjitha institucioneve dhe aseteve ekonomike në vend. Një operacion ky që është pagëzuar dhe me emra të gjetur si “Shqipëria në moshën e internetit” apo “Reforma dixhitale në shërbimet publike”.
Që prej vitit 2010 e në vazhdim qeveritë kanë ndërtuar institucione specifike për dixhitalizimin. Miliona euro janë harxhuar dhe miliona të tjerë planifikohet të harxhohen.
Një pafundësi të dhënash publike dhe private të qytetarëve dhe bizneseve janë të arkivuara në serverat dixhitale të këtyre shërbimeve. Pikëpyetja që lind është sa të sigurtë janë këto informacione? Çfarë garancie kemi që të dhënat nuk keqpërdoren? Çfarë sigurie ka që portalet e këtyre shërbimeve garantojne siguri dhe përjashtojnë mundësitë për manipulime nga persona të tretë?
Hackerat janë një shqetësim në të gjithë botën. Mendoni se çfarë bëhet në vendin tonë.
Vetëm pak orë para se të niste një aktivitet i quajtur Hack Day Tirana, i organizuar nga Ministria e Inovacionit, pikërisht për këtë shqetësim publik, vjen edhe sfida. Një hacker i bardhë, i cili vetëquhet Cyber Lucifer na ka dërguar në postën tonë elektronike një video ku tregohet qartë se sistemet e sigurisë së këtyre portaleve qeveritare e jo vetëm pothuajse nuk ekziston.
Në video shihet qartë mungesa e transparencës mbi certifikimin e kompanive përgjegjëse për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e këtyre portaleve. Cyber Lucifer në video jo vetëm tregon mungesën e sigurisë por edhe bën një test ku provon të modifikojë portalin e QKL (Qendrës Kombëtare të Licensimit). Nuk është për tu habitur që ai ia del lehtësisht të realizojë qëllimin e tij. Për çfarë sigurie flasim!!!!! Videoja flet qartë….. *Marre nga Tema Online
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com