Bayern Mynchen ka hedhur një hap të gabuar në javën e tetë të Bundesligës duke barazuar me rezultatin 1-1 kundër Werder Bremen.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e pa veten në disavtazh në fundin e pjesës së parë, por në fraksionin e dytë të lojës barazoi me Goretzkan. Edhe pse pati në dispozicion më shumë se 30 minuta bavarezët nuk ia arritën që në këtë sfidë të dilnin me tre pikët.
Komento