West Park, debuton modeli i ri i mini-qendrave tregtare

West Park, debuton modeli i ri i mini-qendrave tregtare

West Park në Korçë

Në datën 5 gusht u çel në Korçë West Park, një godinë 7400 m2 me funksion tregtar, krahas mjediseve të përbashkëta publike dhe zonave të gjelbëruara.

Markat e mirënjohura Spar, Jumbo, Neptun dhe LCWaikiki do t’ua lehtësojnë tashmë blerjet qytetarëve të Korçës, dhe vizitorëve të shumtë që ka gjatë gjithë vitit ky qytet turistik dhe me rastin e inaugurimit të qendrës ato kishin oferta të dedikuara për klientët.

Objekti ofron larminë e zgjedhjes së dyqaneve, njësoj si ne atë të qendrave tregtare, por në  një ndërtesë me strukturë më të konsoliduar, duke lënë në ketë mënyrë më shumë hapësirë të lirë në shërbim të qytetarëve.

Qendra i paraqet dyqanet si pjese te hapësirave publike te qytetit, duke eliminuar rrethimet dhe ndarjet njësite ofrojnë një mundësi pritëse për këdo pa krijuar barriera. Për nga ana e ndërtimit është përzgjedhur një arkitekture moderne dhe njësite nga brenda i përkasin stilit industrial.

Lidhur me emrin West Park, ai është përzgjedhur si një emër qe mund te shqiptohet dhe ngulitet lehte ne memorien e klientit. Gjerësisht mund te vlerësohet si i lidhur ngushte me aspiratat për zhvillim dhe perceptimin Evropian. Ky investim do të jetë vetëm i pari i këtij lloji, pasi modeli i Retail Park do të shtrihet më pas nga Grupi BALFIN edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si në Vlorë, Elbasan, Tiranë, e ne vijim dhe ne rajon.

Me hapjen e dyerve të West Park për qytetin e Korçës dhe rrethinat janë krijuar menjëherë 200 vende të reja pune. Retail Park do të manaxhohet nga ACREM, kompania që menaxhon edhe dy qendrat më të mëdha tregtare në Shqipëri, TEG dhe QTU.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë

Republika Sërpska miraton raport që e mohon gjenocidin në Srebrenicë