William Levy në një dashuri të re
pa u ndarë ende mirë nga gruaja
Mirë që është super-seksi po është edhe i papërmbajtshëm!
William Levy ka qenë në fokus të gazetave rozë së fundmi, jo vetëm për ndarjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez, por edhe për një dashuri të re, që mendohet të ketë përfunduar në fejesë.
Aktori 34 vjecar i ka dhënë fund thashethemeve duke e konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij e njëkohësisht nënë e dy fëmijëve, por ka rrëfyer gjithashtu që do vazhdojnë të qëndrojnë pranë njëri tjetrit edhe për hir të fëmijëve.
“Nuk jemi më bashkë. Elizabeth edhe unë jemi dhe do të jemi një familje, por e kemi ndarë jetën private me atë sentimentale. Ne do ta mbështesim gjithmonë njëri-tjetrin, sepse na bashkojnë dy fëmijët tanë, por vetëm kaq”,- ka thënë Levy për “People en espanol”.
Por historia nuk mbaron me kaq. Sipas raporteve të djeshme të “Washington Daily News”, flitet se aktori i njohur për rolet e tij në serialet meksikane “Triunfo del amor”, “Sortilegio” apo “Cuidado con el angel”, ka celebruar në fejesë marrëdhënien e tij të fshehtë për një kohë të gjatë.
Spekulimet shkojnë edhe më tej, duke thënë se këtë fundjavë është mbajtur një ceremoni intime fejese, e cila ka pasur të ftuar vetëm të afërm dhe miq. Megjithatë, duket se janë thashetheme, sepse asgjë nuk është konfirmuar nga aktori.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
209/3
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.6%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Emigrantët e parë në Gjadër/ 'Italia ka mbajtur 1 milion shqiptar', Ngjela: Nuk na vjen e keqja nga një vend i NATO-s! Saliun pyeteni çfarë e keqe vjen nga Beogradi
16 Tetor, 19:03
-
Vlorë/ Sherr me thika mes të rinjve, 1 i plagosur (VIDEO)
16 Tetor, 18:57
-
Shenjat e horoskopit që janë më të ndjeshme ndaj energjisë negative
16 Tetor, 18:54
-
Emigrantët e parë në Shëngjin, Çollaku: Shqipëria si depo magazinimi për qeniet njerëzore! Rama vonoi negociatat me 10 vite
16 Tetor, 18:52
-
Frrok Çupi: Këto përputhje të fatit t’i quajmë ‘rëndom’?!
16 Tetor, 18:49
-
Emigrantët nga Italia, 14 do të dërgohen në Gjadër, 2 shkojnë në Itali pasi ishin minoren (VIDEO)
16 Tetor, 18:47
-
Praga 'luftë' me turistët pijanecë: Urdhëron të kufizohet frekuentimi i klubeve gjatë natës
16 Tetor, 18:37
-
Sarandë/ Dhunoi drejtoreshën, ndalohet nga policia sanitarja e kopshtit! Nuk e priti mirë kërkesën e llogarisë për orarin (EMRI)
16 Tetor, 18:32
-
Keni rrathë të zinj poshtë syve, ja si t’i reduktoni
16 Tetor, 18:11
-
Hapja e grupkapitujve të parë të negociatave, ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA për Report Tv: Vendim i vonuar! BE sot s'ka burra shteti në udhëheqje
16 Tetor, 17:57
-
'Ukraina po humbet terren çdo ditë', Krisafi: Armatimet nuk kanë qenë të duhura! Perëndimi mund të bënte më shumë
16 Tetor, 17:49
-
Rrugëtimi drejt BE, deputetja Gjonaj në Report Tv: Brenda dhjetorit hapim negociatat për kapitujt e politikës së jashtme! PD në krizë, ne vijojmë punën
16 Tetor, 17:39