TIRANE – Në vijim, intervista e plotë e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers, publikuar sot në revistën “Java” ku ai ndër të tjera flet për çështjen e Gërdecit, problemet me demokracinë shqiptare në përgjithësi, gjyqësorin e median në veçanti. Përgjegjësinë që ka Qeveria shqiptare në këtë situatë dhe si e shikon ai të ardhmen e Shqipërisë.

“Perpara se t'ju pergjigjem pyetjeve tuaja, do doja t'i shprehja ngusheWmet e mia familjes se Kapitenit Feti Vogli i cili dha jeten ne nje menyre aq fisnike per paqen dhe lirine ne Afganistan, si dhe konsideraten time nentetarit Aleksander Peci dhe familjes, teksa ai po sherohet nga plaget qe mori ne ate sipermarrje te guximshme. Keto burra misherojne kurajen dhe dedikimin per te cilat eshte e njohur Shqiperia. Si amerikan, une ndjehem i nderuar qe shqiptare te tille, te jashtezakonshem, rrine krah per krah me burrat dhe grate e shkelqyera amerikane, teksa perpiqemi se bashku per nje bote me te mire.”

Zoti Ambasador, Ju keni ngritur zerin per te mbështetur përparimin e parimeve dhe institucioneve demokratike në Shqipëri. Tetëmbëdhjetë muaj pasi jeni larguar nga Shqipëria si do ta përshkruanit gjendjen e demokracisë ne vendin tone sot?

Me lejoni qe t'i pergjigjem kesaj pyetje ne kete menyre: nje shekull me pare, nje grup i vogel patriotesh shqiptare, te udhehequr nga Ismail Qemali, shpalli çlirimin e Shqiperise nga sundimi i huaj dhe ngriti flamurin e Skenderbeut ne truallin shqiptar, per here te pare pas peseqind vjetesh. Ato ngjarje do te festohen me krenari nga shqiptaret anembane botes, gjate ketij viti. Burrat dhe grate e guximshme qe ngriten ate flamur ne Vlore ne 28 nentor 1912 kishin pak anne dhe burime. Ata perballeshin me anniq ne c;:do ane. Por ata ishin te frymezuar nga traditat e medha liridashese te popullit tuaj dhe parimet vizionare te presidentit amerikan Woodrow Wilson, nje shembull i vlerave demokratike universale. Oemali dhe bashkepunetoret e tij shpresonin ta ndertonin shtetin e tyre te porsalindur mbi keto vlera. Por çfare do te mendonin valle ata patriote te medhenj shqiptare, nese do te shihnin se si eshte politika e sotme shqiptare? A nuk do te zhgenjeheshin ata nga dasite qe mbizoterojne mes dy partive te medha politike - dasi kaq te thelia sa e kane bere qeverisjen, per te mos folur per reformat qe i nevojiten aq shume vendit, te ngelet ne vend? A nuk do te pezmatoheshin ata po te shihnin sesi po tkurren ato liri, per te cilat ata luftuan me aq trimeri dhe perballe veshtiresish aq te medha, nga nje qeveri moskokec;:arese? A nuk do te trishtoheshin ata po te shihnin sesi po abuzohet me idealet demokratike per te cilat ata sakrifikuan aq shume, nga zyrtare te etur per pushtet e qe perpiqen me deshperim vetem per te mbajtur pushtetin? Nese keta patriote do te mund te flisnin sot, nuk kam asnje dyshim qe do te na thoshin se endrra e 1912 ende nuk eshte permbushur dhe se lufta per liri nuk eshte fituar akoma.

Zoti Ambasador, kjo interviste po zhvillohet pothuajse ekzaktesisht ne pervjetorin e kater te tragjedise se Gerdecit. Kater vjet pas shperthimeve, çfare perfaqeson Gerdeci? Çfare ndryshoi ne Shqiperi pas asaj ngjarjeje tragjike? Çfare na tregon menyra sesi eshte trajtuar kjo çeshtje, per qeverine dhe perkushtimin e saj ndaj popullit shqiptar?

Reagimi i qeverise ndaj tragjedise se Gerdecit mbetet nje prej deshtimeve te saj me te medha. Nuk duhet harruar kurre se ne radhe te pare Gerdeci eshte nje tragjedi njerezore. Teksafragmentet e mprehta e te perveluara te metalit rane si shi nga qielli, njerezit humben te dashurit e tyre, perfshire femijet, ne nje ngjarje qe mund te pershkruhet vetem si nje akt kriminal. Te tjereve, qe u plagosen rende nga ciflat, iu ndtyshoi jeta pergjithnje. Askush nuk mund t'ua ktheje me te vraret familjeve apo t'i sheroje serish a to trupa te denmuar. Por, eshte nje pergjegjesi themelore e qeverise qe te garantoje qe drejtesia te vihet ne vend dhe qe viktimat e kesaj berne te tmerrshme te shohin, qe ata qe mbajne pergjegjesine ligjore e morale per kete krim, te japin llogari per veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetem qe ka neglizhuar zbardhjen e te vertetes se Gerdecit, porne fakt, ka ushtruar ne maksimum pushtetin e saj, per te mos lejuar qe e verteta te dale ne shesh. Me sulmet e saj te egra kunder prokuroreve qe hetonin kete krim, me sulmet e saj kunder gjykatave dhe medias, me mbrojtjen e atyre, qe si ish-ministriimbrojtjes Mediu, mbajne pergjegjesi morale, ne mos ligjore, per kete tragjedi, qeveria ka treguar qarte vendosmerine e saj te palekundur per te mos lejuar zbardhjen e te vertetes. Pyetja qe une i bej vetes - dhe qe duhet t'i bejne vetes edhe shqiptaret - eshte perse. Çfare ka ne lidhje me Gerdecin, qe qeveria nuk do qe ju ta dini?

Gjate diteve te fundit, ne kontekstin e vendimit te Gjykates se Tiranes ne gjyqin e Gerdecit, jane ngritur pikepyetje te tjera. Askush nuk e ka mbrojtur me fuqimisht sesa une pavaresine e gjyqesorit shqiptar. Por edhe per ata qe besojne fortne autonomine e gjykatave, keto vendime jane te çuditshme, e madje zhgenjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime per "dhunimin e rregullave te sigurise ne pune" dhe "shkaterrimin e prones per shkak te neglizhences." Por si ka mundesi qe ajo iu shmang me kaq perpikmeri elementit kyç, faktit qendror te tragjedise se Gerdecit qe 26 njerez te pafajshem u vrane nga ato shperthime dhe qe dikush eshte pergjegjes per ato jete? Si shpjegohet hezitimi i Gjykates per te adresuar kete pyetje themelore? A mos valle nuk e di se çfare ndodhi ne Gerdec ne 15 mars 2008? E si mund te jape nje vendim per shkaterrimin e prones, por jo per shkaterrimin e jeteve? A mos valle eshte e pashpirt? Apo ka frike? Nese ka frike, nga kush ka frike?

Zoti Ambasador, ne media ka nje debat te madh ne lidhje me nevojen per nje ndryshim madhor te elites politike ne Shqiperi. Klasa politike nuk ka ndryshuar qe kur ju u larguat nga vendi. Cili eshte mendimi juaj?

Ajo qe duhet te ndryshoje me shume se çdo gje tek elita politike shqiptare eshre mentaliteti. Sot, klasa qeverisese shqiptare i permbahet nje koncepti te vjeter, e madje regresiv, se gezon privilegje ne raportme njerezit e zakonshem, se ka imunitet nga sundimi i ligjit, se nuk i nenshtrohetvullnetit te popullit Asgje nuk ka influencuar per te minuar progresin drejt demokracise qe i duhetvendit, me shume sesa keto qendrime arkaike te njerezve me pushtet. Shqiperia eshte nje demokraci e re. Gjate me shume se njezet vjeteve qe kane kaluar qe prej renies se komunizmit, nevoja e saj me e madhe ka qene ndertimi i institucioneve kyçe te nje demokracie: nje gjyqesor re pavarur dhe te besueshem, nje media te çliruar, nje sistem elektoral qe eshte realisht i lire dhe i ndershem, nje shtet ligjor qe e lufton realisht korrupsionin dhe qe eshte njesoj i vlefshem si per ata me pushtet, ashtu dhe per ata pa pushtet, nje kulture politike qe eshte e afte te arrije konsensusin per ¢shtjet e medha qe lidhen me interesin kombetar, nje perqendrim i pareshtur per t'iu pergjigjur nevojave te popullit. Asgje prej ketyre nuk eshte arritur. Shikoni qeverine aktuale. Trashegimia Vepra qe ka lene pas e saj shkon teresisht kunder konceptit te ndertimit te demokracise. Ajo ka kanosur gjykatat ne menyre rutine, madje edhe nenfasaden e nje ligji antikushtetues lustracioni. Ka sulmuar ne menyre poshteruese zyren e Prokurores se Pergjithshem, teksa ajo perpiqej te gjente pergjigje per tragjedite qe ndodhen ne Gerdec dhe ne 21 Janar 2011. Eshte perpjekur te kufizoje lirite e medias, permes ligjeve shtrenguese dhe jodemokratike dhe permes presionit ndaj ambienteve ne te cilat funksionon media. Dhe rast pas rasti, ajo ka manipuluar dhe te drejten demokratike me themelore, procesin elektoral. Eshte e trishtueshme, qe perkundrejt gjithe puneve te mira qe mund re kishte here nje qeveri largpamese, reforrniste dhe pro demokracise, kjo qeveri ka treguar nje interes aktiv, e madje obsesiv, vetem per nje objektiv: pushtetin, me çdo menyre qe ka ne dore. Sikur ta kishte perdorur mandarin e saj qeverises per te avancuar parimet demokratike, ky komb do te kishte ecur shume perpara. Por siç verejme, nje mundesi e madhe eshte humbur.
Me lejoni te jem i qarte. Ajo qe i nevojitet Shqiperise nuk jane thjesht politikane me rinore, por nje mentalitet i ri. Burrat e vertete te shtetit, si Nelson Mandela ne Afriken e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republikes Çeke, ishin burra ne moshe mjaft te madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies se tyre. Ky besim udhehiqte çdo veprim qe benin dhe çdo vendim qe merrnin. Per fat te keq, sot udheheqesve shqiptare, qofte kur jane ne moshen e Kryeministrit Berisha apo te LulzimBashes, ky besim ju mungon. Eshte me rendesi jetike per Shqiperine, qe te gjeje te tjere udheheqes - burra dhe gra, te vjeter apo terinj, te çfare do feje apo etnie - tek te cilet flaka e demokracise vazhdon te ngrohe me shkelqim ... shndrije.

Ju keni qene mjaft kritik ndaj menyres sesi zhvillohen zgjedhjet ne Shqiperi. Nje nga kabllogramet e WikiLeaks, te dirguara gjate mandatit tuaj si Ambasador, shkruan se pavaresisht njefare progresi "Shqiperia mbetet nje vend ku jane te pranishme manipulimet, abuzimet elektorale dhe praktika te tjera negative." Vazhdoni ti jeni i te njejtit mendim?

Une nuk mund te komentoj mbi elemente specifike te raporteve te WtkiLeaks. Ne lidhje me pyetjen me te gjere, mbi shkeljet elektorale ne Shqiperi, historiku i trishte i zgjedhjeve te fundit shqiptare flet vete. Zgjedhjet parlamentare te vi tit 2009 thjesht nuk i permbushnin standardet e pranuara nderkombetare, pavaresisht perpjekjeve te mazhorances qeverisese per t'i shtremberuar raportet nderkombetare, per te provuar te kunderten. Ndersa votimet per bashkine e Tiranes vitin qe shkoi ishin nje farse dhe, per te ta qene i sinqerte, thene troç, turperuese per vendin.
Me lejoni te flas shkoqur: Nuk me intereson se cili kandidat fiton apo humbet. Por procesi duhet te jete i ndershem. Por kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e tregon veten se nuk eshte asgje me teper, se nje vegel e partise ne pushtet, ndersa Kolegji Zgjedhor i shmanget tkurret perballe permbushjes se detyrave themelore qe parashikon mandati i tij, procesi eshte qartazi i pandershem - dhe ne menyre transparente jo demokratik. Une e di qe pas perfundimit te polemikave mbi zgjedhjet e vitit te shkuar, ka pasur thinje per nje reforme te metejshme elektorale. Per fat te keq, une jam skeptik. Gjera te tilla jane provuar edhe me pare. Nuk kane funksionuar. Dhe as qe nuk kane per te funksionuar, derisa udheheqesit shqiptare te fillojne t'i shohin zgjedhjet si nje shprehje te padhunueshme te vullnetit te popullit publik dhe jo si nje perpjekje per mbajtjen e pushtetit, permes anashkalimit te te drejtave demokratike elementare. Per sa kohe nuk eshte zhdukur ky mentalitet, kam frike se zgjedhjet ne Shqiperi do te vazhdojne te jene te njollosura.

Nje tjeter kabllogram i WikiLeaks pohonte se pas zgjedhjeve te qershorit 2009 "nje nder pyetjet madhore qe shtrohet eshte nese nje mazhorance e dobet do te jete efektive ne ndermarrjen e reformave qe i nevojiten vendit." A e keni tani pergjigjen e asaj pyetje?

E perseris serish, une nuk do te komentoj permbajtjen e kabllogrameve te Wikileaks. Por persa i perket çeshtjes se qeverisjes, ne nje kuptim me te gjere, provat jane shqetesuese ne qartesine e tyre: kjo qeveri sundon, por nuk qeveris; ajo luan me politikatpolitikash, pornuk ndermerr reformat e nevojshme; ajo perpiqet te fajesoje te tjeret per deshtimet e saj politike dhe, iu shmanget pergjegjesive, por nukkryen funksionet elementare per te cilat eshte ne pushtet Me semboi ne zemer kur lexova Progres Raportin e fundit te BE, i cili arrinte ne perfundirnin se Shqiperia nuk ka kishte here perparim ne asnje nga fushat ku duhet te perparoje per kandidaturen e saj ne BE. Eshte e dhimbshme kur Transparency International dhe agjenci te tjera te respektuara nderkombetare raportojne se institucionet e pavarura, lirite e medias dhe te drejtat themelore demokratike gjenden nen sulmin e vete qeverise, dhe se demokracia shqiptare ka here hapa prapa dhe eshte me e dobet se me pare. Por si mund te ndodhe kjo ne nje vend, njerezit e te cilit jane kaq te talentuar, aspiratat e te cileve per te ardhmen jane kaq largpamese, dhe te cilet kane punuar kaq shume e me kaq mundim per te permiresuar jetet e tyre dhe te fernijeve te tyre? Une kam besirnin e palekundur se publiku shqiptar eshte me i zgjuar mençur se udheheqja e tij dhe se nje dite kjo urtesi ka per te fituar.

Cili eshte mendimi juaj mbi debatin e madh qe lidhet me çeshtjen e korrupsionit ne vend in tone?

Pak kohe me pare nje gaze tare e njohur ruse ka thene - dhe po i perifrazoj komentet e saj - se ne Rusi korrupsioni nuk eshte me nje tumor ne trupin e politikes, qe mund te hiqet relativisht lehte. Por, korrupsioni eshte si nje helm qe ka hyre ne gjakun e politikes ruse dhe per ta eleminuar ate tani do te nevojiten masa te dhimbshme dhe afatgjata. Une shpresoj sinqerisht qe kjo te mos jete e vertete per Shqiperine. Shqiptaret jane nder njerezit me te ndershem qe njoh. Integriteti juaj eshte me emer: kur dikush jep besen, ajo kthehet ne nje lidhje solernne qe nuk duhet shkelur.
Prandaj eshte kaq e trishtueshme kur sheh se ne ç'shkalle eshte perhapur korrupsioni ne Shqiperi, sidomos tek elitat tuaja. Lufta kunder ketyre niveleve te korrupsionit kerkon me shume sesa ate retoriken boshe qe del nga qeveria ne menyre periodike. Gjeja esenciale qe ju nevojitet eshte nje sistem gjyqesor i forte dhe i besueshem. Prandaj i ndoqa me shume dhimbje veprimet e gjykates jo vetem ne rastin e gjyqit te Gerdecit, por edhe ne rastin Meta, ne te cilin, sipas asaj qe shihje, gjykatesit bene perpjekje te pairnagjinueshme per te hedhur poshte evidencen e pakundershtueshme te shkeljes se ligjit, qe u ishte vene perpara. Por çfare mesazhi jep nje vendim i tille i paarsyeshem pa principte? Qe gjykatat mbrojne ata qe kane ndikim dhe para? Qe te pasurit dhe te pushtetshmit jane te perjashtuar nga zbatimi i ligjit? Qe ne gjykimin e gjykates, sundimi i ligjit vlen vetem per ata qe nuk kane pushtet politik? Nese eshte keshtu, a nuk jane ne thelb gjykatat, bashkefajtore ne vete aktet e korrupsionit qe ato lejojne qe te mos denohen? Dhe nese gjykatat nuk e shkulin tumorin e korrupsionit, a nuk ka per te hyre ai shpejt ne rrjedhen e gjakut?

Nese mendoni sot per kohen qe sherbyet ne vendin tone, a ka diçka qe do ta kishit bere ndryshe?

Po, ka disa gjera. Se pari, do te isha perpjekur me shume te mesoja gjuhen shqipe. Eshte nje gjuhe kaq melodike dhe shprehese dhe do doja qe te kisha pasur mundesine te flisja drejtperdrejte me miqte e mi shqiptare. Sot, kur degjoj shqiptaret nee Amerike qe flasin me njeri-tjetrin, me duket si muzike e degjuar ne nje enderr. Me zgjon shume kujtime te bukura. Se dyti, gjate kohes time ne Shqiperi, une u perpoqa shume te takoj sa me shume shqiptare te zakonshem. Do te doja te kisha pasur me shume kohe per ta bere kete, per t'u prezantuar me me shume njerez, per te degjuar historite e tyre, per te mesuar mbi ta si individe. Keto ishin momentet me te bukura per mua ne Shqiperi: pirja e nje kafeje me miqte, shakate, te degjoja shqetesimet e tyre, te perthithja gjerat e mençura qe me mesuan. Me kujtohet nje here, jo larg prej fshatit Frasher, kur miqte qe me kishin ftuar ne nje dreke, papritur ia moren kenges. Nje person udhehiqte, te tjeret i mbanin ison, dhe te gjitha shkriheshin ne nje harmoni te mahnitshme. Atje, mes maleve dhe pyjeve, ku jetuan te tre vellezerit e famshem Frasheri, pasardhesit e tyre kishin ringjallur muziken e nje kohe qe i perket historise. Qe nje moment magjik. Kam pasur shume momente magjike kur isha mes shqiptareve. Do doja te kisha pasur me shume kohe.

Zoti Ambasador, sot ju keni shprehur shqetesimin per gjendjen e demokracise shqiptare, por cili eshte parashikimi juaj per te ardhmen?

Pavaresisht veshtiresive per te cilat folem, une mbetem shume optimist per Shqiperine. Historia eshte ne anen tuaj. Sot qe flasim, teksa perballen me mundesine e vazhdirnit te sundirnit me dore te forte, njerezit anembane botes jane duke kerkuar demokraci. Jo shume kohe me pare, kjo ndodhi ne Europen Lindore. Sot eshte radha e Lindjes se Mesme. Nje dite demokracia do te perhapet kudo. Sepse nese historia na meson nje gje, ky eshte mesimi me themelor, se nuk mund te tallesh me vullnetin e popullit. Ne fund, fuqia e votes se tyre ka per te fituar. Historia po priret drejt demokracise. Askush nuk mund ta ndaloje kete, e padyshim as ata pak udheheqes regresive, te cilet, siç ka thene Presidenti Obama "jane ne anen e gabuar te historise." Shqiperia ka qene gjithnje ne udhekryqin e historise. Dhe aty jeni serish. Ngrini zerin per demokracine tuaj, ngulni kembe per te kerkuar te drejten tuaj te lindur si nje populi i lire, dhe ne fund keni per te fituar.

(java/im/shqiptarja.com)