Zëdhënsia e fushatës së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka u ka bërë thirrje të gjitha grave e vajzave që ende nuk kanë votuar, tu drejtohen qendrave të votimit e të bëjnë zgjedhjen e tyre me vote, teksa kanë mbetur edhe 4 orë deri në mbylljen e procesit të votimit.
Ajo ka thënë se si kurrë më parë këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare, pasi sot votohet për këshilla bashkiakë, ku 50 % e kandidatëve janë gra dhe vajza.
Më tej, Xhaçka ka thënë se sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja.
“Dua t’ju bëj një thirrje të gjitha grave e vajzave, të gjitha zonjave, që ende nuk kanë pasur mundësi të votojnë që t’u drejtohen qendrave të votimit.
Si kurrë më parë, këto zgjedhje mbajnë shenjën e grave shqiptare.
Sot për herë të parë votohet për këshilla bashkiakë ku 50% e kandidateve janë gra e vajza.
Sot më shumë gra e vajza se kurrë kandidojnë për kryetare të bashkive anembanë Shqipërisë.
Sot, si kurrë më parë po konkurrohet me programe që në fokus të tyre kanë problemet e grave, nënave, kryefamiljareve, grave sipërmarrëse, vajzave të reja.
Këto zgjedhje prekin drejtpërdrejtë jetën e secilës prej nesh. Nga vota jonë do të varet cilësia e jetesës në çdo qytet, fshat, lagje e komunitet.
Nga vota jonë do të varet sa hapësira të gjelbëra do të ketë, si do të jenë kopshtet, çerdhet e shkollat e fëmijëve tanë, çfarë mundësish do të kemi ne, familjet e fëmijët tanë për një jetë më të mirë.
Pavarësisht se për kë votoni, gratë dhe vajzat duhet të votojnë për mundësinë që u jepet për të qenë të përfaqësuara.
Pavarësisht se për kë votojmë, ne, gratë dhe vajzat duhet të tregojmë se jemi vendimmarrëse dhe nëpërmjet votës tonë të fuqizojmë të gjitha ato gra e vajza që do të jenë përfaqësueset tona në këshilla bashkiake.
Prandaj ju ftoj të votoni, sa më shumë, në mënyrë sa më masive. E rëndësishme është që mos të rrimë indiferente në këto zgjedhje që si kurrë më parë do të varen nga ne, gratë shqiptare”, - tha Xhaçka.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com