Xhaçka: Kemi nxjerrë nga rruga
431 fëmijë,u punësuan 107 prindë

Xhaçka: Kemi nxjerrë nga rruga<br />431 fëmijë,u punësuan 107 prindë
Janë 431 fëmijë në situatë rruge që janë larguar prej asaj. Ky numër është konfirmuar nga Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, në takimin sensibilizues në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge.
 
Po sot u celebrua edhe ngritja e rrjetit shqiptar të qendrave për fëmijët në situatë rruge.
 
Xhaçka u shpreh se nxjerrja e fëmijëve nga rruga është përgjegjësi e të gjithëve.

“Të gjithë e dimë se rruga nuk mund të jetë një vend ku një fëmije të rritet në mënyrë të shëndetshme, të sigurt apo pozitive. Ndaj në këtë sfidë duhet të bëjmë çmos të gjithë së bashku që t’i ndihmojmë, ne duhet t’i gjejmë fëmijët në rrugë përpara se t’i gjejnë abuzuesit. Duhen gjetur dhe zgjidhur shkaqet e mosfunksionimit të familjeve duke aplikuar metoda dhe procedura për fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes. Peshën kryesore për mbrojtën e fëmijëve në rrezik përfshirë dhe atyre në situatë rruge, e janë punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve pranë bashkive. Grupet e disavantazhuara si fëmijët në situatë rruge kanë pak akses në shërbime dhe kjo ndikon në shëndetin e tyre dhe zhvillimin e tyre. 431 fëmijë e kanë ndryshuar realitetin e tyre vetëm vitet e fundit”, tha Xhaçka.

Nga të dhënat publike 107 prindër, të cilët nxirrnin fëmijët në situatë rruge, janë punësuar. 234 fëmijë janë regjistruar në shkolla dhe 88 të tjerë në kopshte.

Po në harkun kohor të një viti, janë referuar për ndjekje penale 29 shfrytëzues, ndërsa shifra totale e fëmijëve të identifikuar në situatë rruge janë 578.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët