Xhaçka takohet me Bujar Osmanin: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të punojnë së bashku për përmbushjen e detyrave për integrimin në BE
Olta Xhaçka dhe Bujar Osmani
Në margjinat e Konferencës së Forumit të Budapestit për Ballkanin Perëndimor, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe pa asnjë çështje të hapur mes palëve, me angazhim të dyanshëm, do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen.
Ministrja Xhaçka e uroi homologun Osmani për marrjen e presidencës së OSBE, për të cilën shprehu besimin se do të kontribuojë për paqe dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë dhe e garantoi për mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shqipërisë.
Gjithashtu, ministrja Xhaçka shprehu mbështetjen për presidencën tjetër të RMV-së, atë të Kartës së Adriatikut.
Ata diskutuan edhe mbi rrugëtimin e gjatë të dy vendeve drejt Bashkimit Evropian, ku pikërisht në këto momente duhet të bashkojmë përpjekjet tona më qëllim përmbushjen e detyrave të kërkuara dhe për t’i shkuar kësaj rruge deri në fund.
Kryediplomatja shqiptare po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar, i cili vazhdon të kontribuojë për sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë e Veriut, që nga Marrëveshja e Ohrit, tek ajo e Prespës, si dhe ajo e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.
Në fund të takimit, dy ministrat ranë dakord për një vizitë të ardhshme në Shkup të Xhaçkës, në fund të këtij muaji.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të zhvillohen zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës?
-
Po
63.3%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 275
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Belerit, ministri i Jashtëm grek takim me Xhaçkën në Oslo! Kaskarelis: Do diskutojmë për çështjen e lirimit të kryebashkiakut të Himarës
31 Maj, 17:32
-
Përplasjet në veri të Kosovës, Rama mesazh Kurtit: Mos u fut më thellë në atë shteg të rrezikshëm! Basha: Vuçiç kërkon destabilizim
29 Maj, 21:17
-
Këshilli i Sigurimit në OKB, Shqipëria dhe SHBA takim mbi sigurinë kibernetike! Xhaçka: Interneti dhe teknologjia s'duhet të përdoren si armë
26 Maj, 09:35
-
Xhaçka takim informal në KS me diplomaten amerikane, korrespondenti i Report TV në SHBA: Në fokus siguria kibernetike, pjesë edhe Mira Murati
24 Maj, 20:56
-
Xhaçka sot në SHBA, do të drejtojë takimin informal për sulmet kibernetike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
24 Maj, 11:16
-
Arrestimi i Belerit, Xhaçka zbardh takimin me ministrin Dendias: I bëra të qartë se nuk është çështje politike, por respektimi i ligjit
23 Maj, 10:00
-
Çfarë NUK duhet lënë pa bërë ndërsa qëndroni në Maqedoninë e Veriut?
23 Maj, 08:54
-
Xhaçka sot në Bruksel, pjesë e takimit informal të ministrave të jashtëm të BE me ato të Ballkanit! Takim edhe me Oliver Varhelyi
22 Maj, 08:58
-
Kontesti ndërmjet Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj maqedonase përfundoi zyrtarisht
21 Maj, 07:43
-
Shkup: Gjuha shqipe përçan partnerët e koalicionit
19 Maj, 09:03
-
Arrestimi i Fredi Belerit, reagon Dendias: E duam miqësinë, po jo me çdo çmim! Çështjen do të ngre në Bruksel
17 Maj, 22:36
-
Xhaçka voton, mesazhi: Momenti për të zgjedhur, qytetarët të vlerësojnë angazhimet e kandidatëve dhe të ushtrojnë përgjegjësinë qytetare
14 Maj, 15:28