Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se do të goditen dhe do të vihen para drejtësisë të gjitha grupet kriminale, si dhe pasuria e tyre e krijuar nga aktiviteti kriminal.
Nga qyteti i Durrësit, ministri Xhafaj theksoi se është bërë skanimi i të gjitha grupeve kriminale, anëtarëve dhe drejtuesve të tyre, si dhe pasurisë që ata posedojnë, dhe tani do të bëhet goditja e tyre, gjë e cila kërkon kohë.
Xhafaj paralajmëroi ‘kokat’ e bandave kriminale se jo vetëm do të përfundojnë në burg, por do t’iu merret dhe pasuria e tyre, e cila do të vihet në shërbim të qytetarëve. Ndër të tjera, ai shtoi se tre grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë për 10-15 vite, veprojnë në Durrës dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqëror.
‘Forca e ligjit’ i dedikohet luftës kundër grupeve të strukturuara kriminale. Është bërë skanimi i të gjitha grupeve kriminale, anëtarëve dhe drejtuesve të tyre, si dhe pasurisë që posedojnë këto grupe kriminale e krijuar nga aktiviteti kriminal. Duhen prova të nevojshme, ne sot dimë cilat janë grupet kriminale, aktivitetin e tyre dhe çfarë fuqie posedojnë. Do t’i vëmë këto para përgjegjësisë, një pjesë janë në proces hetimi, ndërsa janë arrestuar shumë persona si pjesë e këtyre grupeve. Një numër i këtyre grupeve janë këtu në Durrës. Ne do t’i godasim ato jo nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit. Krahas ndëshkimit, jemi të fokusuar edhe te hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre, sepse jo vetëm që ata do të bëjnë burg, por edhe pasuria e tyre nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve.
Nuk e pranoj faktin që 2 apo 3 grupe kriminale, që kanë aktivitet të gjatë në vite, për 10-15 vjet këtu në Durrës, dhe janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk janë karakteristika dalluese e këtij komuniteti. Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, Krujës e Fushë Krujës, ashtu siç nuk kanë asgjë të përbashkët me këta qytetarë ata që janë marrë me kultivimit e kanabisit. Jemi të vendosur të çojmë përballë ligjit cilindo që do të merret, do ndihmojë, do mbështesë apo favorizojë kultivimin e kanabisit"Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm
Ndër të tjera, ministri Xhafaj foli dhe për policimin në komunitet, duke siguruar se do të ketë polic në çdo lagje të vendit. Sipas tij, policët e lagjes do të ketë detyrë të njohin zonën dhe hallet e qytetarëve, për të krijuar në këtë mënyrë një lidhje më të afërt mes policisë dhe njerëzve.
"Do kemi një prezencë më të madhe të kontrollit të territorit. Do të ketë policë nëpër lagje. Detyra e tij është të njohë zonën, të njohë komunitetin, banorët. Banorët e asaj zone të dinë kush është polici i tyre, me të cilin do të qajnë një hall, një problem. Kjo do ta sjellë shumë afër policinë ndaj qytetarëve, do krijojë lidhje më të afërt mes tyre. Do krijojmë marrëdhënie të re mes administratës dhe qytetarit. Një kriter shumë i rëndësishëm për vlerësimin e policëve do të jetë vlerësimi i komunitetit.
Do të ngrihen këshillat e sigurisë vendore, më nivel qarku dhe bashkisë. Do të marrin pjesë drejtuesit e agjencive ligjzbatuese, përfaqësues të komuniteteve fetare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe autoritetet vendore në nivel qarku dhe bashkie"
Ministri Fatmir Xhafaj
Në Durrës është mbajtur Forumi Qytetar për Sigurinë Publike, formati i llogaridhënies së Policisë së Shtetit përballë qytetarëve. Në takimin e organizuar në Amfiteatrin e Durrësit morën pjesë Ministri i Brendshëm Xhafaj, drejtues të policisë, kryetarët e njësive vendore, deputetë e qindra banorë.
Përshëndetje të gjithëve, këtë pyetje që bëtë (gazetarit Bashkim Hoxha), po ta thoshte secili nga këta këtu mund të ishte edhe individuale e mund të përkthehej nga një në dy veta, por kur e thotë miku edhe kolegu im, Bashkimi, kjo amplifikohet pastaj në atë emisionin e mëngjesit bëhet për aq milion shqiptarë, bëhet temë dite.
E vërteta është që e kam thënë këtë por pjesërisht kështu siç e cituat ju. Dua ta ndaj në 2 momente, - momenti i parë është fakti që qeveria ka miratuar një plan masash, një plan veprimi për luftën kundër krimit të organizuar duke mbështetur një operacion, të quajtur Operacioni “Forca e Ligjit”, i dedikuar, i fokusuar në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale.
Dhe në kontekstin e këtij operacioni, strukturat e ngritura për ta realizuar këtë, Task Forcat Qendrore pranë Policisë së Shtetit dhe Task Forcat Rajonale pranë Drejtorive Vendore të policisë, si hap të parë të tyre kanë bërë skanimin e të gjithë grupeve kriminale, drejtuesve të tyre dhe tashmë, të pasurisë që posedojnë këto grupe kriminale, pasuri e krijuar nga aktiviteti kriminal.
Natyrisht, nga momenti i identifikimit, deri te momenti i të provuarit dhe pastaj të shndërrimit të saj në një provë për efekt hetimi dhe gjykimi, është një proces, i cili shpesh herë herë mund të zgjasë me muaj por mund të zgjasë edhe me vite. Sepse, pavarësisht se mund të jemi fort mirë në dijeni të përbërjes së grupeve, të aktiviteteve të tyre po aq e rëndësishme është dhe sigurimi i provave të nevojshme konform ligjit, sepse flasim për një procedurë ligjore, për një shtet të së drejtës.
Ajo çfarë unë kam thënë dhe i qëndroj është fakti që ne sot jemi në gjendje të dimë se cilat janë grupet kriminale, cili është aktiviteti i tyre çfarë fuqie posedojnë ato dhe njëkohësisht jemi në një veprimtari aktive policore, tashmë dhe në bashkëpunim dhe në drejtimin e Prokurorisë, prokurorive respektive, prokurorive të rretheve gjyqësore dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda për juridiksionin e saj edhe për t’i vënë këto përpara përgjegjësisë penale.
Një pjesë e këtyre grupeve kriminale rreth 9 të tilla në shkallë vendi janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër i caktuar personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.
Ndërkohë që po flasim Task Forca Qendrore dhe Task Forcat Rajonale janë në një hetim intensiv për disa grupe kriminale, një pjesë ose një numër i cili për hir të së vërtetës është edhe këtu në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për t’i goditur ato jo, nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit, e forcës dhe e provës së ligjit dhe për t’i vendosur përpara përgjegjësisë.
Jemi duke punuar ne me kapacitetet tona, por jemi duke punuar ngushtë edhe në bashkëpunim me partnerët që janë po aq të interesuar për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm dhe për të punuar bashkërisht në këtë aspekt.
Ajo që është shumë interesante dhe që dua ta bëjë fort mirë të qartë, është fakti që krahas ndëshkimit ligjor për veprimtarinë kriminale ne jemi fort të fokusuar edhe te hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre.
Kjo është shumë e rëndësishme që të gjithë ata të kuptojnë që është e vërtetë që mund të bëjnë disa muaj dhe disa vite burg, por fuqia e tyre ekonomike, pasuria e vendosur për shkak të kësaj veprimtarie kriminale nuk do të jetë më pronë e tyre, por do të kthehet në shërbim të qytetarëve.
Ky është një operacion i cili ka vetëm 3-4 muaj që ka nisur dhe nuk besoj që në këtë vend presin që në 3-4 ne mund t’u japim goditje të menjëhershme, të njëkohshme të gjitha grupeve kriminale.
Ky është një proces që do kohën e vet, por e rëndësishme është vullneti i plotë i qeverisë, angazhimi maksimal i strukturave policore dhe njëkohësisht i agjencive të tjera ligj zbatuese të përfshirë në këtë proces si dhe bashkëpunimi shumë i mirë i ndërtuar me partnerët ndërkombëtarë.
Natyrisht, duke thënë gjithë këtë, unë nuk dua të them dhe nuk e pranoj gjithsesi faktin që 2 apo 3 grupe kriminale, që për hir të së vërtetës janë grupe që kanë një aktivitet të gjatë në shumë vite, jo të krijuara sot, por ndoshta në 10-15 vjet këtu në qytetin e Durrësit, dhe janë grupe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk përbëjnë dhe nuk janë karakteristika dalluese e këtij komuniteti, përkundrazi.
Ata nuk kanë asgjë të përbashkët me komunitetin e qarkut të Durrësit, me banorë, me qytetarë të Durrësit, të Krujës dhe Fushë Krujës.
Ashtu sikundër nuk kanë asgjë të përbashkët me qytetarët e Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut të gjithë ata që janë marrë me kultivimin e kanabisit në vitet e mëparshme.
Dhe me këtë rast dua të them që përtej atij rezultati shumë të mirë të arritur vitin e kaluar, dhe që ne jemi shumë të bindur që do ta certifikojmë edhe gjatë këtij viti, jo vetëm në saj të punës që është duke bërë Policia, por në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera dhe me organet e qeverisjes vendore, dua të bëj një apel në mënyrë të veçantë për banorët e disa fshatrave të Krujës dhe Fushë-Krujës. Meqenëse jemi këtu në Qarkun e Durrësit, për ne ka qenë shqetësim fenomeni i kultivimit të kanabisit.
Dua t’ju them të gjithë këtyre banorëve, së pari njëherë duhet t’u kërkoj mirëkuptimin, për disa kontrolle intensive që ne kemi kryer dhe vazhdojmë të kryejmë në këtë territor, me shqetësimin se ky fenomen ka qenë dhe potencialisht mund të jetë i pranishëm në këto pjesë të territorit të qarkut tuaj, por nga ana tjetër duke kërkuar këtë ndjesë, dua të kërkoj dhe bashkëpunimin e tyre në mënyre që fenomene të kësaj natyre, që janë me pasoja të mëdha shoqërore dhe ekonomike, të mos përsëriten më.
Dhe të jemi të vendosur që të çojmë përballë ligjit, të çojmë përballë drejtësisë, cilindo që do të merret, do të ndihmojë, do të mbështesë apo do të favorizojë kultivimin e kanabisit..."
ministri Fatmir Xhafaj
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako, teksa ndodhet në qytetin e Durrësit në ‘Forumin qytetar për sigurinë publike’.
Xhafaj i tha Dakos në sy se zhurma në qytetin e Durrësit është një problem katastrofik. Ai deklaroi se do të merrem menjëherë masa për të vendosur më shumë qetësi në qytetin bregdetar, teksa shtoi se bashkë me Dakon po merren masat dhe hapat e duhur.
“Policia në Durrës ka përmirësime të ndjeshme në punën e saj. Vlerësoj punën e tyre për ndryshimet pozitive, duke shpresuar që kjo do të shoqërohet me rezultate të rëndësishme në trajtimin e fenomeneve të rëndësishme, si zhurma që është katastrofë.
Së bashku me Dakon do mund të përcaktojmë hapat dhe kohën e nevojshme, policia do të marrë detyrat e veta. Problemi me mjedisin, policia do duhet të jetë shumë e vëmendshme. Gjithashtu, çështja tjetër ka të bëjë me portin e Durrësit, për të cilën ka shumë ankesa”Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm
PO VELLAI yt? Gonia do KAPET ?? PO BAFTJAR ZEQO I FIERIT ?? PO BORICET E FIERIT DO TI MBROJE TH.SOLLAKU ?? KANE VRARE 13 BURRA GRA .PO KUCET KU KLASIFIKOHEN ?? ILIR DUSHI ESHTE NE KAZANIN E TJETERSIMIT TE PRONAVE ??
PërgjigjuKjo eshte e padurushme,ku rrenacaket e ps pushtojn kokat e zbrazda me manovrim mashtrimet e tyre. do arrestojn grupet kriminale,dhe do dekorojn saimir tahirin dhe gjithe ps ne kaptyr shteti,ku drejtesia eshte ne kolaps...
PërgjigjuBLA BLA BLA BLA BLA MADE IN ERTV FABRIKUAR NE SELINE E PARTISE SE PUNESOCIALISTE PER TI HEDHUR HI SYVE DURSAKEVE O XHAFE TI E DIN SHUME MIRE QE DROGA ME TONAZHE TE MEDHA HYN NGA DURRESI O XHAFE TI E DIN SHUME MIRE QE KUR KALON LUL BERISHA ME BMW POLICET E DAKOS DHE TE TUTE E PERSHENDESIN SHIKO PUNET E PARTISE Z XHAFA LERI DURSAKET NE ATE TE TYRE MOS JUA MERR MENDJEN ME BROCKULLA NGA KAZANI I NDYRE I ED RAMES
PërgjigjuNja pese ministra si ky te kishim ne. Hallall ja beft zoti zbret vet ne teren jo si kta te tjeret qe bejn gam gam kot.
PërgjigjuA cdo i sistemoj te gjithe ky nje e nga nje. Me duket se do shikojm ate qe mendonim se as femijet tane nuk do ta shikonin. Bravo te qoft shoku.
PërgjigjuUne vetem te ky kam besim se do ti zhduki bandat ne vend. E tregoj me reformen ne drejtesi qe eshte njeri i punes
PërgjigjuKy ka nje menyre organizimi te punes dhe te policise fiks si ne Amerike. E ka thyer policine ne institucion model
PërgjigjuPo qe doli operacion i sukseshem ky forca e ligjit. Duhet ta kishim bere me para.
PërgjigjuO xhafe e the mir mor burr edhe ketej nga porti se me te vertet ka ankesa.
PërgjigjuKy Xhafa mund të jetë i mirë në punë por për intervista nuk është adapt. Duhet të lerë dikë tjetër të flasi, nuk ja ka haberin. Shikoni sa emocione ka dhe kryesisht sa shëmtuar flet me duar. Gjëja më e shpifur tek një njeri është kur ai flet me duar.
PërgjigjuEdi rama shkarkoje urgjentisht kte qe ke bere minister i brendshem! Ku esht pare e degjuar ndonjehere ne bote (nuk e di andej nga afganistani) qe nje minister tw dal ne tv e do thote qe shiko se ktu jan x grupe kriminale e do ju godas( do ju raf me forcen e ligjit)?!?! Nqs ka kellqe te bej punen ai joti lajmeroje ato grupet qe ikni ju se do ju kap une!!!
PërgjigjuPo Dukajt e KOKAJT .."MALAVITAT" e krimit, droges, kontrabandes, kur do ti godasesh o Minister? Apo te kane goditur nga mbrapa.
PërgjigjuOktapodi kapet nga koka z. minister, ashtu sic peshku qelbet po nga koka .Dhe te degjuam te flasesh vec per tentakula e...bishta,jo per koka . 10-15 vite aktivitet i bandave na the !? Pra atyre qe e kane filluar nga 1991-92,e sidomos 1997, u the qe te rrijne te qete ?! Ky mesazh qe dhe, gezon dhe qeteson te interesuarit direkt .Ne te tjereve,popullin na zhgenjen.Perse kjo "pakujdesi" z minister, apo ky "kujdes i tepruar" ?