Xhafaj dhe Gjonaj në Holandë për negociatat, kryebashkiaku i Roterdamit: Mbështesim Shqipërinë

Xhafaj dhe Gjonaj në Holandë për negociatat, kryebashkiaku i Roterdamit: Mbështesim Shqipërinë

Xhafaj, Gjonaj dhe Veliaj gjatë takimit në Holandë me kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb

Shqipëria vijon lobimin për të bindur vendet skeptike për hapjen e negociatave me BE në fund të qershorit. Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre vendet skeptike që duhet të binden. Për këtë qëllim ministrat Fatmir Xhafaj dhe Etilda Gjonaj ndodhet në një vizitë në Holandë, ndërsa janë pritur në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, teksa i pranishëm ka qenë edhe Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë, vlerësoi rekomandimin e KE për Shqipërinë duke shtuar se ne do ta mbështesim Shqipërinë në këtë proces, duke ju dhënë njerëzve shpresë. Ky takim, shtoi ai, është po ashtu një mundësi të trajtojmë së bashku çështje shqetësuese për të dy palët, e parë kjo në këndvështrimin e perspektivës së hapjes së negociatave BE - Shqipëri. Ministri Xhafaj vlerësoi mbështetjen e Holandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht për çka ne duhet të bëjmë në të ardhmen. Holanda “gjithmonë ka krijuar shpresë, jo të kundërtën” u shpreh Xhafaj.


Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me kryebashkiakun e Roterdamit Ahmed Aboutaleb

Aboutaleb, vlerësoi vizitën e autoriteteve të larta nga Shqipëria, si një mundësi shumë e mirë përveç të tjerave, për të parë nga afër si funksionon në Roterdam ai që quhet trekëndëshi i sigurisë komunitare: Bashki - Polici - Prokurori. Përfaqësues të këtyre tre institucioneve dhe stafet e tyre respektive, takohen rregullisht çdo javë për të diskutuar çështje të rendit dhe sigurisë në qytet, kjo edhe për peshën që ky qytet zë në Holandë.

Gjithashtu, sipas njoftimit të shpërndarë nga ministria e Drejtësisë shqiptare, ai hodhi idenë e zbatimit të më shumë projekteve me karakter ekonomik, si një mënyrë e krijimit të vendeve të punës dhe largimit të të rinjve nga rruga e krimit. Aboutaleb preku po ashtu edhe çështjen e atyre që përpiqen të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, në kërkim të një mundësie më të mirë jetese atje.

Policia shqiptare oficer në Roterdam për goditjen e bandave shqiptare
Krimi shqiptar në Holandë është një nga problemet e ngritura kohët e fundit. Për të luftuar bandat shqiptare dy vendet do të firmosin një dokument bashkëpunimi dypalësh.  Ahmed Aboutaleb i kërkoi ministrit Xhafaj përfaqësues të policisë shqiptare për periudha afatshkurtra për të parë dhe analizuar nga afër problemet.  

Ministri Xhafaj theksoi se po shikon me shumë seriozitet mundësinë e caktimit të një oficeri të Policisë së Shtetit të dedikuar vetëm për Roterdamin. Xhafaj shtoi se policët e parë që do të vijnë në Holandë, do të vijnë në Roterdam.  Më tej, ai vlerësoi rolin e kryetarit si një avokat i Shqipërisë.

Për të parë më mirë këtë “rol”, ju keni nevojë për rezultate konkrete, ndaj jam këtu për t’ju prezantuar rezultatet konkrete të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.

Fatmir Xhafaj

Ministri u prezantoi të pranishmëve një set dokumentesh të cilat tregojnë rezultatet në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, terrorizmit, azil kërkimit, migracionit të paligjshëm, etj.

Marrëdhëniet mes dy policive janë intensifikuar, po ashtu edhe mes prokurorive. Kjo linjë bashkëpunimi është tregues se edhe në Shqipëri mundet shumë mirë të funksionojë  trekëndëshi i sigurisë komunitare bashki - polici - prokurori

Ahmed Aboutaleb

Edhe Prokurori i Roterdamit i pranishëm në takim, u shpreh për ndërtimin e një marrëdhënie model për bashkëpunimin me Prokurorinë sa i takon çështjeve të hetimeve, ndjekjes penale dhe konfiskimeve të aseteve. 

Kjo do të na ndihmojë, shtoi ai, të ndërtojmë më shumë besim tek njëri tjetri, të bëjmë më shumë progres. Ai po ashtu, hodhi idenë e nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore.

Përfaqësuesi i Policisë, vlerësoi bashkëpunimin me Policinë shqiptare, duke shtuar se Dokumenti i Bashkëpunimit do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në çështje konkrete, duke veçuar sidomos takimin në nivel ekspertësh për çështje të migracionit dhe konfiskimit të aseteve.

Reforma në Drejtësi
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e njohu Kryetarin e Bashkisë së Roterdamit me punën që ka kryer Shqipëria në reformimin e sistemit të drejtësisë, si një nga mjetet më efektive për të luftuar krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikimin.

Gjithashtu, Ministrja, në vijim edhe të vizitës së Aboutaleb në Tiranë, nëntorin e kaluar, e informoi atë mbi ecurinë e procesit të Vettingut dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, si një nga reformat më të mëdha që ka ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur, të paanshëm dhe eficent. 


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me kryebashkiakun e Roterdamit Ahmed Aboutaleb

Punësimi në Holandë
Një tjetër shqetësim i autoriteteve holandeze është fenomeni i azilkërkimit. Në këtë kontekst, kryebashkiaku i Roterdamit përmendi edhe mundësitë e punësimit në mënyrë të ligjshme në Holandë, duke shtuar se tregu i punës është tashmë në lulëzim. Ministri Xhafaj ndau të njëjtin mendim me Kryetarin e Bashkisë sa i takon tregut të punës, duke sjellë shembullin e Gjermanisë.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Renato: 23/05/2018 13:37

    90% e mbeshtetjes se nderkombetareve ka ardhur si pasoj e reformes ne drejtesi dhe nga menyra si po implementohet

    Përgjigju
  • Alekta: 23/05/2018 13:36

    Gjonaj eshte nga ato ministret e reja profesioniste qe realisht po e zbaton reformen pa rezerva dhe e pergezoj per kte pavaresisht se nuk e njoh fare me pelqen menyra si po vepron.

    Përgjigju
  • Demi: 22/05/2018 23:17

    Xhafa ne hollande per negociatat per legalizimin e mariuanes ne shqiperi

    Përgjigju
    • bledi: 23/05/2018 03:43

      i ke ra pikes i derr i eger

    • Shpellar vicidoli: 23/05/2018 02:48

      Po o lope po ashtu esht.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë