Avokat Spartak Ngjela deklaron se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk do japë dorëheqjen nga posti në qeveri pas akuzave të opozitës për të vëllanë. Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se Xhafaj nga mbështetjen e amerikanëve në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.
Sipas tij, Xhafaj nuk do prishë marrëveshjen me amerikanët të cilët kërkojnë rezultate konkrete për antikorrupsionin në nivelin e lartë.
Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për "mustaqet e Çelos"?
Avokat Spartak Ngjela
Postimi i plotë i Ngjelës:
Të korruptuar të lartë të Shqipërisë!
Po lodheni kot se është e pamundur që me një logjikë fëminore të mund të bindini politikën amerikane.
Sot i gjithë korrupsioni kryeministror shqiptar: edhe ky Rama edhe ai Berisha shihet se janë hedhur në sulm kundër ministrit
të Brendshëm Xhafaj.Po pse? Sepse atë e mbështet Uashingtoni në luftë kundër korrupsionit shqiptar aktual.
Po mirë: nuk e kuptojnë këta fakirë të kapur në abuzim se këtë gjë e kuptojnë edhe amerikanët?
Po mirë: Pse, ministri Xhafaj do prishë marrëveshjen me politikën e lartë amerikanë kundër korrupsionit shqiptar, për "mustaqet e Çelos"?
Asgjë... ai është ministri anti-korrupsion i aleatit të madh të Shqipërisë. Po nuk besoj se mund të bindet politika amerikane nga psherëtimat dëshpëruese të korrupsionit të lartë shqiptar, kur të gjithë këtë korrupsion, individualisht, ai e ka tashmë të skeduar në analet e tij në Uashington.
Kjo është një komedi... hajdutët në Tiranë po bërtasin me thirrmë çjerrëse : "kapni hajdutin". Kurse amerikanët kam përshtypjen se po qeshin.
Po pse po qeshin? Do të vijë koha të shpjegohet edhe kjo....
-
o gelen sikur rama zdo rrite jo me shume se 29 ore
Përgjigju -
Taku more mor te pifsha dolline..!!!! Ec aty se se kam terezin se po ta kem terezin ti stakoj ktu 1 melon lek ta bej videon hahaha
Përgjigju -
Kjo opozite ka konkurent vetem Ver Llapen e 21 Dhjetorit,kush e llap me shume e kush e ka majen e gjuhes me te gjate.
Përgjigju -
Bindës je z. Ngjela. Jam i bindur që ky ministër është me të vërtet i pa epur per të rregulloar binarët e këtij shteti të deformuar.
Përgjigju -
Ministri xhafa mos te merret fare me kete opozite legene por te vazhdoje punen
Përgjigju -
Une vetem Ju Avokat besoj, gjithmon ju kam ndjekur dhe shpresoj te jete sic thoni ju.
Përgjigju -
I madh je taku.
Përgjigju










Komente
Komento