Rama: Ekspertë ndërkombëtarë për luftën ndaj krimit, shumë shpejt rezultate konkrete

Intensifikohen përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftën kundra krimit të organizuar për ta goditur atë tek asetet dhe paratë e fituara. Për ta realizuar këtë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe ai i Financave, Arben Ahmetaj, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikano-gjermane të mirënjohur të auditimeve financiare Ernest&Yang.

Kryeministri Edi Rama e shikon këtë marrëveshje si të rëndësishme, e cila do të japë frytet e saj shumë shpejt, duke shtuar se ekspertë ndërkombëtarë do të vendosen në kryeqytetin shqiptar për të ndihmuar në luftën kundër pastrimit të parave, krimit dhe korrupsionit.

I njohur si drejtori i FBI, kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull. Goditja e krimit kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave. Për nga përmasat kjo është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperienca më e mirë ndërkombëtare për të ndërvepruar dhe koordinuar vazhdimisht.

Kjo marrëveshje nuk është konsulencë, por veprimtarie të përbashkët ekspertësh do të vendoset këtu dhe do të punojë me strukturat e Ministrisë së Financave dhe Krimit Ekonomik për çështjen e një procesi pune të përbashkët me metodologji bashkëkohore në goditjen e një fenomeni që është koha të merremi që të merremi thellësisht. Ministria, policia, kanë garantuar një rezultat domethënës në luftën për identifikimin dhe ngrirjen e aseteve financiare të krimit, 5-fish në katër vitet e fundit krahasuar me 8 vite të qeverisë së mëparshme. Operacioni Forca e Ligjit është një shembull.

Goditja e krimit kërkon bashkëpunim dhe koordinim mes shumë strukturave. Për nga përmasat kjo është shumë më e vogël, por për nga synimet është i njëjti model, i bazuar te eksperienca më e mirë ndërkombëtare për të ndërvepruar dhe koordinuar vazhdimisht. Në do të forcojmë shumë luftën kundër krimit me këtë marrëveshje. Është bërë shumë, por nevoja është për të bërë shumë më tepër, pasi në këtë drejtim ka ende shumë para që i takojnë njerëzve dhe janë aty ku nuk duhet të jenë në duart e krimit ose atyre të cilëve nuk janë mjaftuar me fitimet e ligjshme, por kanë fshehur të ardhurat. Shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për të ndarë me publikun. I falënderoj përfaqësuesit e kompanisë dhe më vjen shumë mirë që në Shqipëri i kemi bërë bashkë si rrallë herë amerikanët dhe gjermanët, që është një shenjë e mirë dhe do të jetë një model i vlefshëm edhe për të tjerët.

Kryeministri Edi Rama


Foto nga momentet e nënshkrimit të marrëveshjes midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Xhafaj: Bashkëpunim me të huajt në luftën kundër pastrimit të parave, krimit e korrupsionit

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se duhet një bashkëpunim i të gjitha agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin ekonomik, korrupsionin dhe pastrimin e parave.



Xhafaj vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes së Ministrisë së Brendshme dhe ‘Ernest&Yang’ për pastrimin e parave, duke shtuar se qeveria ka një plan veprimi në këtë fushë.

Në kontekstin e këtij plani veprimi, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses. Ofrimi i një kompanie të tillë me ekspertë ndërkombëtarë do të jetë vlerë e shtuar për analiza të rëndësishme, për të kuptuar cila është qasja më e mirë në vendin tonë. Për të identifikuar cilat mund të jenë organizimet më të rëndësishme, për të rritur nivelin e trajnimit të kapaciteteve që kemi, për të koordinuar jo vetëm ndërveprimin mes aktorëve shqiptarë, por dhe me aktorët ndërkombëtarë që operojnë në fushën e pastrimit të parave.

Një gjë është shumë e rëndësishme, trajtimi i gjithë këtyre raporteve, burimeve, të dhënave, që kërkojnë kompani të aftë për ta bërë këtë gjë. Shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë kontribut në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Ministri Fatmir Xhafaj

Fjala e Ministrit të Brendshme Fatmir Xhafaj në nënshkrimin e marrëveshjes në luftën kundër pastrimit të parave, ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me ERNST & Young Gmbh:
Përshëndetje të gjithëve, çështjet e luftës kundër Krimit Ekonomik, Pastrimit të Parave dhe Korrupsionit përbëjnë një sfidë të rëndësishme për të gjithë agjencitë ligj zbatuese të vendit dhe pa dyshim edhe për Policinë e Shtetit dhe agjencitë e tjera që janë pjesë e Ministrisë së Brendshme. Përbëjnë një sfidë të rëndësishme, por duhet pranuar njëkohësisht edhe një sfidë të vështirë për natyrën e këtyre lloj veprash penale për t’u hetuar dhe për t’u nxjerrë përpara përgjegjësisë penale personat përgjegjës.

Policia e Shtetit është në një moment të rëndësishëm reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të përgjithshëm të Policisë Kriminale dhe e konsideron këtë një nga drejtimet kryesore, kyç, të punës së saj në kuadrin e programit të Qeverisë. Natyrisht, miratimi më së fundmi i Planit të Veprimit për këtë çështje, i miratuar nga Qeveria, është një hap i rëndësishëm përpara, jo thjesht dhe vetëm se do ta vendosë këtë çështje akoma më shumë ndër prioritetet e agjendës së punës së Policisë, por ajo që është e rëndësishme është koordinimi më i mirë i të gjitha agjencive ligj zbatuese që operojnë në këtë fushë.

Operacioni "Forca e Ligjit", në vlerësimin tim por besoj dhe jo vetëm në vlerësimin tim, por edhe të partnerëve që punojnë në këtë fushë dhe të gjithë aktorëve të tjerë, na ka dhënë një mësim të rëndësishëm: sado e fortë që të jetë një agjenci, sado burime njerëzore të ketë ajo, nëse nuk kemi një koordinim të mirë ndërmjet të gjitha agjencive që operojnë në këtë fushë, nuk mund të bëjmë suksesin e duhur.

Kjo e marrë në kushtet e vendit tonë, të Shqipërisë, ku edhe burimet njerëzore, financiare dhe teknike, nuk janë aq të shumta për fusha të caktuara, besoj se mbetet një prioritet. Dhe në kontekstin e këtij Plani Veprimi që adreson çështjet që lidhen kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses dhe në këtë kontekst ofrimi i një kompanie të tillë, prestigjoze me eksperiencë ndërkombëtare, besoj se do të jetë një vlerë e shtuar nga pikëpamja e nevojës që kemi për analiza të rëndësishme, për të kuptuar se cila është qasje më e mirë në kushtet e vendit tonë.

Së dyti, nga pikëpamja e nevojës për të identifikuar se cilat do të jenë organizimet më të përshtatshme, më eficente për të adresuar fenomene të kësaj natyre. Së treti, për të rritur nivelin e trajnimeve të kapaciteteve që ne kemi dhe ajo që është shumë e rëndësishme, besoj edhe nga nevoja që ne kemi për të koordinuar jo vetëm ndërveprimet ndërmjet aktorëve shqiptarë, por edhe me aktorë të tjerë ndërkombëtar që operojnë në këtë fushë, sepse, çështjet e pastrimit të parave, apo çështjet e korrupsionit, janë çështje siç e thashë shumë të ndërlikuara, shumë të vështira dhe kërkojnë një koordinim shumë të mirë edhe me partnerët që operojnë në këtë fushë në vendet e tjera.

Një gjë është shumë e rëndësishme dhe besoj që edhe në përzgjedhjen e kompanisë është mbajtur në konsideratë, është trajtimi i të gjithë këtyre raporteve, i gjithë këtyre burimeve, i gjithë këtyre të dhënave të cilat kërkojnë një konfidencialitet të veçantë dhe që kërkojnë natyrisht edhe një kompani të njohur për këtë cilësi, por edhe të aftë për ata bërë këtë gjë në mënyrën sa më të mirë të mundshme. Unë shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë një kontribut, do të jetë një vlerë e shtuar, për t’i dhënë një tjetër dimension punës së agjencive tona ligj zbatuese në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Faleminderit!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuq e zi: 28/05/2018 14:22

    Duhen gjykates dhe prokurore te huaj dhe jo eksperte e keshillues

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve