Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar për protestën e sotme të opozitës. Xhafaj falënderon të gjithë policët që u angazhuan në sigurinë dhe mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.

Duke shmangur komentet politike, ministri Xhafaj ka vlerësuar profesionalizimin dhe qetësinë e policisë në përmbushjen e detyrave, duke theksuar se kjo është shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar. 

Protesta e sotme e opozitës ishte kundër ministrit Fatmir Xhafaj, ku pas akuzave të shumta ndaj vëllait të tij, Agron Xhafaj, me pretendimin se është i implikuar në trafikun e drogës, opozita doli sot në shesh për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm.

Por, ministri ka shmangur një koment për protestët, duke e fokusuar reagimin e tij vetëm te puna e policisë, e cila sot u përpball me dhunë nga protestuesit, ku për pasojë përfunduan në spital 11 efektivë.

Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm


(Reagimi i ministrit Fatmir Xhafaj)