Deputeti Fatmir Xhafaj ka folur si ministër i Brendshëm i qeverisë “Rama 2”, që pritet të rimodelohet në muajin shtator të vitit 2017. Xhafaj gjatë një takimi me gazetarët e sektorit të kronikës së zezë, e vuri theksin se Policia e Shtetit do të ketë një dimensionin të ri, pasi do të pësojë ndryshim e gjithë organika e saj.

Sipas Xhafajt, për këtë pjesë janë duke punuar ekspertë të disa misioneve të huaja në vend, ndërkohë që ai e vuri theksin në ndërtimin e domosdoshëm të një strukture të posaçme që të hetojë krimin dhe paratë që përfitohen nga aktivitet e paligjshme.

Këto komente Xhafaj, i bërë gjatë një takimi me gazetarët e kronikës së zezë, të cilët e njohën deputetin Xhafaj me disa prej problematikave që kanë hasur gjatë këtyre viteve në raportimin e lajmeve për sektorin e policisë, dhe në sektorin e prokurori-gjykatave.

Xhafaj premtoi para gazetarëve se të gjitha shqetësimet do jenë më të qartësuara në projektin e punës të qeverisë “Rama 2”, projekt i cili pritet të vihet në zbatim të fillim të muajit shtator, menjëherë pas dekretimit të qeverisë.

Xhafaj nuk e fshehu se ai do jetë ministri i Brendshëm, pasi foli në këtë takim me gjuhën e ministrit dhe prioritet e ministrit të Brendshëm.

Vettingu në polici e ndarja nga krimi
Sipas deputetit Fatmir Xhafaj, katër vitet e ardhshëm të qeverisjes do të sjellin aplikimin e sistemit të “Vettingut” jo vetën në radhët e prokurorisë dhe gjykatësve, por edhe në rradhët e policisë.

Sipas tij, policia ka nevojë për një shkundje, pasi emra të përveçëm brenda strukturës janë të lidhur me krimin e organizuar dhe jo vetëm. ”Do t’i kemi të gjithë në monitorim. Nuk do të ketë justifikime, të paktën në radhët e policisë.

Nëse ka policë që bashkëpunojnë me krimin, ata duhet të ikin”-ka deklaruar Xhafaj. Sipas tij, po mbahet kontakte të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim krijimin e një fryme të re bashkëpunimi dhe hedhjen e disa hapave në bashkëpunimin dhe krijimin e aksioneve të reja policore në të ardhmen. Xhafaj më tej shtoi se prioritet në të ardhmen prioritete kryesore do të jenë lufta kundër drogës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe pastrimi i vetvetes.

Sipas Xhafajt, në cilëndo zonë ku do konstatohet parcelë e mbjellë me hashash dhe nuk është raportuar nga policia, atëherë menjëherë do të urdhërohet përjashtimi i specialistët që ka në mbulim zonën, e deri tek specialisti i drogës.

“Marrëdhënia polici prokurori e dështuar”
Sipas deputetit Fatmir Xhafaj, marrëdhënia e punës dhe bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë ka qënë totalisht e dështuar. Ai tha se secili nga këto dy institucione është në hësapin e vet dhe nuk ka asnjë frymë bashkëpunimi për ndërtimin e një çështjeje dhe çuarjen në gjyq të saj.

Xhafaj evidentoi këtë problematikë, duke shtuar se ka ardhur koha që dy institucionet të ulen dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në të gjitha aspektet. Sipas tij në trinomin polici-prokurori-gjykatë, policia është më e forta dhe produktivja, pasi është më e pak e korruptuar.

Ish-ministri i Brendshëm vuri theksin dhe tek reforma në Drejtësi dhe Vettingu, ku përmendi se në muajin tetor pritet të duken rezultatet e para, me 50 emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do verifikohen të parët. Ai shtoi se është i nderuar që ka marrë pjesë për dy vite me radhë në Komisionin e Ligjeve, ku është hartuar dhe diskutuar gjerë e gjatë çështja e reformës në drejtësi.

Ministrat teknikë mund të zëvendësohen që në korrik
Ministrat teknikë mund të zëvëndëson që në muajin korrik. Kështu pohojnë burime pranë qeverisë për Report Tv.

Kështu të paktën pohojnë burime pranë qeverisë për Report Tv.

Ndërkohë Fatmir Xhafaj gjatë një takimi të mbyllur me gazetarët e kronikës ka lënë të kuptohej se do rikthehet në postin e Ministrit të Brendshëm.

Xhafaj, në takimin me gazetarët ka folur për nevojën e ndryshimeve në polici, ku është shprehur se duhet vetting në radhët e forcave të rendit.

Fatmir Xhafaj ka evidentuar se ka nevoje për një marrëdhënie të re me publikun dhe median.
Ndërkohë Xhafa nuk ka lënë pa komentuar edhe Vettingun, ku ka shtuar se me krijimin e institucioneve te vettingut do rritet bashkëpunimi polici-prokurori.

Në shator do të krijojnë institucionet e reja te vettingut dhe synimi ynë është të përforcojmë bashkëpunimin polici-prokurori. Për të monitoruar procesin e vettingut pritet të vijnë gjyqtarë nga jashtë.

Për prokurorët dhe gjyqtarët që i nënshtrohen vettingut do e dhënë do të jetë e aksesueshme”,
mësohet të ketë thënë Xhafaj në takimin me dyer të mbyllura me gazetarët.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com