Xhaferi: Gara për FRPD, e drejtë! Berisha ‘Non Grata’? Urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për ta goditur ‘doktorin’

TIRANË- Duke folur me superlativa për Sali Berishën, kreu i ri i FRPD-së, Besart Xhaferi tha se nuk e shqetëson aspak se në krye të Partisë Demokratike qëndron një njeri ‘Non Grata’, i shpallur nga aleati i madh i vendit tonë, SHBA, si edhe Britanisë së Madhe, vendi ku ai ka studiuar. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, Xhaferi i ka cilësuar vendimet e Amerikës, si “fushata marketing për të goditur kapitalin e Sali Berishës”.

“Në Britani më kanë mëshuar se një person politik është një aset për shërbimin publik nëse ka kapital njerëzor, nëse ka ndjekës dhe nëse gjendja e tij gjyqësore është e pastër, pra nuk është i dënuar, Berisha i ka të dyja, ka bazën e PD, unë me arbitraritet nuk pajtohem, urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për të goditur kapitalin njerëzot të Berishës. Nuk kam parë asnjë padi në gjykatë për Berishën”, tha Xhaferi.

prej 1 tetorit Xhaferi është në krye të Forumit Rinor të Partisë Demorkatike (FRPD), e në një kohë kur kjo garë është kontestuar për shkak të dyshimeve për manipulim të rezultatit, për Xhaferin, kjo ishte një garë e drejtë.

“Debat ka aty ku ka garë, kandidatura ime është kontestuar dhe unë e prisja. Unë hyra në garë, i bëra yzmetin dhe u shpërblye me një rezultat te mirë, nga 60 qendra, unë kam humbur shumë dhe kjo tregon se sa e vërtetë ka qenë gara.  Deri para disa javësh ka qenë që më mbështetje nga Basha, Soros, Këlliçi, këto janë akuza për të hedhur baltë, FRPD është një nga organizatat më demokratike dhe anëtarësia është një nga më vitalet, debate është një nga gjërat më pozitive që kemi”, tha ai.

Si një bashkëpunëtor me të dy, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, Xhaferi bëri edhe një krahasim.

“Basha ngjallte shpresë, dështimi spektakolar është një kosto shumë e madhe, nuk ngjalli kurrë besim në marrëdhënie personale, nuk ngiti kurrë si lider mbi partinë, Berisha është e kundërta, marrëveshjet qëndron deri në fund, madje disa raste më shumë se ç’duhet, pjekuria dhe mosha ngjall besim, se ka fituar disa zgjedhje”, deklaroi Xhaferi në Report Tv.

Ai ka treguar se çfarë e pret FRPD-në nën drejtimin e tij, teksa ka pasur edhe një kritikë për paraardhësin e tij, Belind Këlliçin.

"Këlliçi? Duhet të kishte krijuar një profil më të fortë kundërshtues, po këtë e ka bërë për të mirën e partisë. Kemi pasur 3 epoka, ajo e arta 2016-2017, një forum fantastik dhe me idealizëm shumë të lartë. Këlliçi punoi në kondita shumë të vështira, dhe kjo ka qenë periudha më ë vështirë e forumit, ai në fushatë e tregoi forcën.

Unë do segmentizojë politikat, se forumi është deri në 35 vjeç, se kështu do kemi një rezultat më të lartë, brezi i parë do jetë gjimnazistë dhe me këto s’mund të komunikosh për inceneratorët. Gjenerata e dytë janë studentët, që do të përballojnë një inflacion të tmerrshëm, studenti mbijeton për të studiuar, kjo mund të jetë faza më e vështirë e një shqiptare, pastaj është masteri, që ne do jemi për t’i ndihmuar në punësim, pastaj profesionistët që po punojnë dhe s’po blenë dot një shtëpi, mbështetje për të blerë një shtëpi, pastaj janë prindërit e rinj, që kanë fëmijë dhe problemet me kopshtet dhe çerdhet, do lidhemi shumë mirë me rininë dhe paralel me këtë duhen krijuar edhe profilet politike për këshillat bashkiak etj, që të kenë një profil të tyrin", tha Xhaferi.

Në fund, ndalur të bashkëpunimi me Partinë e Lirisë, ai tha se gjasat janë që të jetë një bashkëpunim i suksesshëm, për aq kohë sa qëllimi është i njëjtë, rrëzimi i kryeministrit Edi Rama.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:01
Xhaferri tha se gara e FRPD ishte e drejtë, Kokalari: Njollosi veten dhe PD! Kaluan në vetëshkatërrim me këtë teatër

1661090934_Capturefghjk.jpg

Pas intervistës së Besart Xhaferit në Report Tv, ku tha se gara e FRPD ishte e drejtë, erdhi reagimi nga Evi Kokalari. Ajo tregoi mesazhin e një miku nga Tirana, ndërsa tha se Xhaferi mund të kishte fituar vetë garën por zgjodhi të njolloste veten dhe PD duke përfunduar në vetëshkatërrim.

“Një mik nga Tirana: "E forta është që Besart Xhaferi mund te kishte fituar dhe vete, por ja prishen keta qe janë mësuar vetëm te manipulojnë zgjedhjet"

E vërtet. Nuk e kisha menduar se isha fokusuar thjeshte tek gara e pastër. Për shume nga nuk kishte rëndësi kush nga gjashte kandidatet do fitonte, thjesht donim nje gare te pastër dhe te barabarte per te gjithë. Besart Xhaferi dhe PDja njollosi veten dhe kaluan ne vet shkatërrim te plote me ketë teatër. Mos mendoni se kjo do kaloje. Fatkeqësisht PDja është dëmtuar rende, shume rende”, shkroi Kokalari.

Ora 19:55
Zgjedhje FRPD-së, Doda: Kjo është prova sesi nuk duhet të funksionojnë votimet! Berisha duhet të na kishte ndenjur pranë

 

Manipulimet në zgjedhjet e FRPD-së, ishin prova sesi nuk duhet të funksionojnë zgjedhjet brenda selisë blu ky ishte komenti i Barbara Dodës në Report Tv.

 Ish kandidatja për kryetare të FRPD Barbara Doda e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj tha se pavarësisht se nuk ishte dakord me mënyrën sesi i kishte organizuar Këlliçi zgjedhjet ishte pozitiv fakti që bënë ‘bujë’ në rrjet.

‘Mendoj që garat nuk duhet të mbahen kështu! Dhe kjo është prova më e mirë sesi nuk duhet të funksionojnë votimet në PD. (...) Shikoni reagimet në rrjet, pa reaguar ne reagojnë njerëzit, pra ne nuk duhet ta pranojmë më të keqen, ne duam të jetë demokratike e perëndimore. Kjo është një luftë shumë e gjatë. (...) Luçiano Boçit t’i duket e drejtë procesi i votimit, mua s’më dukej i drejtë, unë do e bëja ndryshe nga Këlliçi do bëja garë model.

Pyetje: Ke patur kontakte me lidershipin e PD-së?

Është gjë e mirë që ka patur për një forum zhurmë. Kjo është e rëndësishme, unë mbaj mend zgjedhjet në PD mes ish kryetarit dhe askush nuk fliste pavarësisht se kryetari nuk reagonin. Fakti që reagojnë e shoh si pozitive. Di që për primaret ndodhi një gjë e mirë që ne nuk e patëm, unë do doja ta kishim në garën tonë.-  tha Doda.

B.K./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LLOSHI KAJES Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 05/10/2022 12:10

    O Evi Kokolari po ti e more me vrull të partia anti Shqiptare pd. Po ti erdhe me kap ndonjë llokëm por kur e pe që sdoli gjo ke filluar e lef pa pushim. Po më mir këshu se Shqiptarët po e shofin me themel kush është sekretari partis së punës.

    Përgjigju
  • ana: 05/10/2022 01:22

    te gjithe u habiten sesi kjo zonje nga amerika mbeshteti sali kriminelin,,,por kjo habi zgjati 1 muaj ,,nuk kishte sesi te ndodhte ndryshe.....

    Përgjigju
  • Jimmy: 04/10/2022 20:57

    Shiko rinin i besuari i fundit i sali kriminelit!te dhjefsha shkollen mo kazan plerash!!nuk ngriheni te formoni nje grup te ri pa keta maskarenjt e vjeter pa prejashtim!por ndiqni nje vemje qe do tia degjoni fundin se shpejti turp djal idiots

    Përgjigju
  • Boba: 04/10/2022 19:26

    Si nuk na u ndan keta bibilushat e Saliut??? Si mund te pretendoj ky hipokrit te perfaqsoj rinin kur vet perfaqsohet nga kryekafsha e Shqiperise

    Përgjigju
  • Luani: 04/10/2022 19:11

    E hengre dhe ti mo djale,dukesh qe qeke karabush se po kruan me miellin e gjermanit,hajde kem te doktorit dhe ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje