Xhaferraj në Report Tv: Basha ka fituar lirinë, u mor peng dhe u tërhoq zvarrë nga Berisha e Meta! S'kanë asnjë shans që ta sjellin opozitën në pushtet

Me largimin nga drejtim i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka fituar lirinë, pasi ishte marrë peng më së shumti nga Sali Berisha e më pak nga Ilir Meta. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj, duke u përgjigjur në lidhje me rikthimin e Ilir Metës në jetën aktive politike, i cili ka sulmuar vazhdimisht Lulzim Bashën. Për Xhaferraj, as Meta dhe as Berisha nuk mund t’u tregojë askujt se kush ka të drejtë që të bëjë opozitë, dhe se ato duhet të bëjnë opozitë me Edi Ramën.

‘Të drejtën për ta kritikuar Bashën e kam unë dhe qindra demokratë të tjerë, ishte peng shumë i Berishës dhe më pak i Metës. Meta nuk ka të drejtë që t’ja tregoj askujt se kush bën opozitë. Në këtë konceptim Meta të bëjë opozitë me Edi Ramën po s’ka asnjë të drejtë që të tregojë se kush bën opozitë e kush jo. Lulzim Bashën kam të drejtë ta kritikoj unë. U tërhoq zjarr nga Berisha dhe Meta . humbi partinë por sot ka fituar lirinë. Nuk ka asnjë të drejtë. Berisha dhe Meta nuk folën asnjë fjalë atëherë. Për djegien e mandateve idenë e ka hedhur Berisha.  Nuk ka asnjë të drejtë të përcaktojë se kush bën opozitë dhe kush jo. Rama dhe Berisha për interesat e tyre iu ngulën thikën qytetarëve.’- tha Xhaferraj.

Deputeti demokrat tha se Sali Berisha nuk e sjell dot Partinë Demokratike në pushtet dhe se kjo nuk lidhet me faktin se ai është shpallur non grata, por me gjithë të shukarën e tij politike. Xhaferraj tha se duhet një lidershpi i ri opozitar dhe ato nuk mund të jenë as Meta dhe as Berisha.

‘Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet, i duhet opozitës një lidership i ri që të krijohet energjia e nevojshme për të sjellë opozitën në pushte. Gjithçka tjetër është shumë zhurmë për asgjë. Protesta e 7 korrikut veshja e hallit personal me hallin qytetar. Berisha godet rininë, u thotë që ju nuk mundeni dhe ja po kthehem unë. Lidershipi nuk mund të jetë as Berisha dhe as Meta. Duhet krijuar një platformë opozitare dhe një hark i gjerë opozitare. Ne jemi më të dobët nga pikpamja elektorale nga Berisha po jemi më të fortë për të paraqitur një alternativë.’- u shpreh Xhaferraj.

Duke u ndalur tek zhvillimet politike në lidhje me verifikimin e politikanëve të cilat kanë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit, Xhaferraj tha se është i domosdoshëm.

'Verifikimi i politikanëve është i domosdoshëm. Duhet të ndahemi nga e shkuara, me shprehje se ashtu ishte koha nuk mund të kalohet. Është momenti, nuk mundet shoqëria shqiptare të pajtohet pa u vendos drejtësia.’- tha Xhaferraj.

Megjithatë, Xhaferraj tha se nuk beson se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

'Unë nuk e besoj të ketë qenë bashkëpunëtor. Po te kthejmë kokën pas janë disa fakte dhe argumente se nuk mund të jetë e vërtetë. Kjo pasi në 92 ju kundërvu Berishës, ka ribërë beteja me Berishën, ka bërë beteja me Ramën dhe ka pasur momente dramatike që po të kishte qenë e vërtetë do të kishte dalë.’- u shpreh Xhaferraj.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lulushi: 29/07/2022 18:46

    O Ferdi çfare bere me diellin si eshte situata kete vit

    Përgjigju
  • Misioni Bashes: 29/07/2022 15:36

    O Xhaferr o kokerr djali po si ste vjen zor qe flet keshtu. Jep doreheqjen e ik meqe ta mori Berisha pd. Luli edhe ca dit e vret veten se nuk u be dot minister.

    Përgjigju
  • Tiq e mos e kput: 29/07/2022 15:08

    Edhe ky deri dje sahanlepires i Berishes.

    Përgjigju
  • Miri: 29/07/2022 15:08

    O Xhafe, po ik gjej ndonje hije se eshte edhe vape. Tani kjo pune ka ma rruge, nuk ndalet me. Basha u be shume i pasur ne opozite dhe po i ka ngele sadopak cipe, ti thote edhe asaj pakice qe e ndjek, duke te perfshire edhe ty, qe ti bashkohen shumices.

    Përgjigju
  • Xhafer Simitja: 29/07/2022 13:22

    Xhafer derri e regulloi cilsin e Djellit e tani do regulloi cilsin e partis wc pd. Mjer Shqipria me politikan të tipit Xhafer e humbi simiten e tani Xhaferi do na boj glas që partia pler pd ta maj Xhaferin në prer se është ekzenplar i pa par i gjithi karr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja