Premier League ka nisur sot javën e tretë me Manchester City-n që ka shpërtalluar me shifrat 5-0 Arsenalin. Në Etihad Stadium ndeshja u zhbllokua që në minutën e 7 me Gundogan, ndërsa pak çaste më pas dyfishoi Ferran Torres. Për Arsenal malorja nuk kishte nisur ende, pasi në minutën e 35 Xhaka u ndëshkua me të kuq dhe para se të mbyllej pjesa e parë City trefishoi me Jesus.
Në pjesën e dytë realizuan Rodri, por edhe Torres sërish, duke vulosur shifrat përfundimtare të sfidës. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Arsenali në tre javë kampionat, ndërsa në këtë mënyrë Arteta është më pranë se kurrë shkarkimit.