TIRANE- Ilirjan Hida, një xhama-larës në qytetin e Elbasanit dhe Tiranës është arrestuar pasi rekrutonte vajza të reja dhe i mashtronte ato se ishte i dërguari i zotit, duke i nxitur në urejtje fetare. Hida, ushtronte aktivitet fetar të pa rregjistruar në organet kopetente, ku kishte ndiqte rrymën fetare të “Kishës së lirë të Apostujve të Pendikostis”. Nëpërmjet kësaj rryme Hida u bënte “lavazh” trurit të vajzave,të cilat edhe pse kishin përfunduar studimet e larta sërisht, nuk i lejonte të fillonin punë dhe të ndiqnin udhëzimet dhe këshillat e familjes.

Nisur nga kjo situatë, kundër tij janë depozituar dy kallëzime penale, dhe se ditën e djeshme me urdhër të prokurorisë së Elbasanit është bërë arrestimi i tij. Nga hetimet rezulton se shtetasi Ilirjan Dida, i punësuar xhama-larës, predikon sektin fetar “Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis”, një sekt i panjohur nga autoritetet përgjegjëse. Sektin e tij e ndjekin në vajzave në moshë të re, të cilave u predikon shkëputjen nga shoqëria dhe familja dhe faktin se kush nuk ndjek zotin në mënyrë të drejtëpërdrejtë janë “djaj”. Të njëjtin qëndrim predikon edhe për kishat, duke i konsideruar si “njerëz të djallit”. Predikimet e tij kanë ndikuar negativisht në shëndetin mendor të ndjekëseve të sektit të tij, ç’ka ka detyruar familjarët e tyre të dorëzojnë kallëzim penal ndaj shtetasit Ilirjan Dida.

Islami pa vlera
Shtetasi B.F ka kallëzuar se vajza e tij, e cila vazhdon shkollën e lartë në Tiranë, ka disa kohë që frekuenton një sekt fetar të krishterë me predikues shtetasin Ilrjan Hida nga qyteti i Elbasanit, i cili predikimet e tij i zhvillon në ambjentet e banesës së tij. Sipas bisedave që kallezuesi ka bërë me vajzën e tij, predikuesi Ilirjan Hida i mësonte atyre që të tërhiqeshin nga familja, të mos ushqenin për familjen dhe prindërit respekt dhe dashuri, pasi familja nuk e do fenë që ata predikojne dhe se te gjithë njerzit që janë kundër tyre dhe nuk besojnë fenë e saj, janë “djaj”.

Gjithashtu Hida i predikonte vajzës së edhe besimet dhe fete e tjera ishin të këqija dhe janë vepër e djallit, në tokë do të bëhet një luftë dhe njerzit do të vriten të gjithë me përjashtim të tyre që besojnë tek predikimet e tij. Ky predikues i instruktonte vajzat që të ndaheshin nga shoqeria ku bënin pjesë dhe të kishin kontakte vetëm me persona që ishin pjestarë të këtij grupi predikues. Fenë e krishtere, fenë myslimane si dhe besime të tjera të ligjëruara në vendin tonë ai i quan si të pavlera dhe gënjeshtra.

S’pyes për shtetin
Ky predikues, predikimet i bën me anë të telefonit 2 orë në mëngjes dhe 2 orë në darkë, ndërsa ditën e dielë vajzat duhet të vinin në Elbasan tek banesa e tij. Kallzuesi, duke parë gjëndjen e vajzës së tij, ka takuar në muajin Janar në Elbasan tek banesa e tij dhe ndër të tjera Ilirjan Hida,i ka thënë që ne jemi në rregullim e sipër për çështjen e ligjërimit të fesë tonë, dhe se nuk pyes për shtet apo për kishë, pasi kam zotin të parë. Ky shtetas nuk ka një objekt legal për kryerjen e këtyre predikimeve por ato i zhvillon tek banesa e tij.

Kallzuesi Q.A ka deklaruar se disa vite më parë vajza e tij ka filluar të frekuentojë “Kishën e lirë të Apostujve të Pentagosis” në Tiranë. Vajza ka rreth 3 vjet që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk pranon që të punësohet pasi thotë që nuk e le zoti që të punojë. Kallzuesi Q.A ka folur në telefon me Ilirjan Hidën duke i kërkuar që të largohej nga jeta e vajzave të tij dhe të mos ndikonte për keq. Ai i është pergjigjur që ajo është motra ime, unë nuk të njohë ty, ne jemi në luftë me gjithë botën. Si rezultat i predikimeve dhe ndikimit të shtetasit Ilirian Hida, vajza është rënduar nga ana psikologjike, ajo rri e vetmuar e shkëputur nga shoqëria e saj.

Biseda në “Skype”
Kallëzuesi ka folur në “Skype” me Hidën dhe ai i ka thënë që “unë do të fus sherr në familjen tënde që edhe ti të vish në besimin tim”. Kallzuesi tjetër H.Sh, ndër të tjera thotë që vajza e tij bën pjesë tek grupi i Ilirjan Hida dhe pas mbarimit të shkollës së larte, filloi të shfaqte shqetësime serioze pasi sipas saj ishte prishur kisha ku ajo shkonte për të predikuar, dhe tani zoti kishte sjellur një njeri të tijin të vërtet që është Ilirjan Hida. Nga ndikimi i predikimeve të Ilirjan Hidës vajza ka shfaqur shenja të lodhjes psiqike dhe fizike, është shkëputur nga shoqëria.
 
10 vjet burg
Ndaj Ilirjan Hidës është ngritur akuza e “Nxitjes së urrejtjes ose grindjes”, e cila parashikon se nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve, për shkak të racës, etnisë, fesë ose orientimit seksual, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja, më qëllim përhapjen e shkrimeve me përmbajtje të tilla, e kryer me çdo mjet ose formë, denohet me burgim nga 2 deri në 10 vjet.

kisha


Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)