Xhani Shqerra: Fal shumë,
edhe mosmirënjohjen

Xhani Shqerra: Fal shumë,<br />edhe mosmirënjohjen
Ndoshta disa nuk e njohin por, ai është shumë i njohur në Shqipëri. Bëhet fjalë për këngëtarin dhe modelin nga Elbasani Xhani Shqerra, i cili deri më tani ka realizuar disa projekte muzikore të pasura me vlera artisike, por është dhe një show-man i vërtetë, pasi u bë pjesë e garës së kërcimit në “Dancing With the Stars” ku u vlerësua shumë lartë për kërcimin e tij. Në një intervistë për “Shqiptarja. com”, Xhani vjen ndryshe duke e njohur anën tjetër të meldaljes, një rrëfim mbi veten...
Ka paragjykime se meshkujt nuk dinë të gatuajnë. Vlen kjo edhe për Xhanin?
Kur meshkujt bëjnë një punë e cila në pamje të parë duket se është femërore, mendoj se rezultati është ekselent! Unë nuk mund të them se di të gatuaj por atë çka e përgatis e vbëj me shumë dashuri!
Fakti që keni udhëtuar shumë, çfarë ju ka mësuar?
Njohja me vendet, arkitekturën si burim i shprehjes së mendjes, mentalitetin e kostumin e popujve të ndryshëm të pasuron, të zgjeron horizontin e të rrit si njeri!

xhani shqerra
Thonë se njerëzit me kalimin e kohës ndryshojnë. A ka diçka te ju që po i reziston kohës?
Më shumë se ndryshim, mund të quhet plazmimi i asaj cka je në thelb... Ne jemi një, asnjë dhe 100 mijë njeherësh sepse e tillë është edhe shoqëria me të cilën bashkëveprojmë!
A ju tremb mosha kur një ditë nuk do të dukeni kaq i këndshëm sa sot?
Më shumë se të dukurit më tremb konsumimi i emocioneve... Rrudhat apo thinjat mund të duken bukur, të japin hijeshi, nëse s’te pëlqejnë ekzistojnë ndërhyrjet por ende s’ka një “ilac” për zhdukjen e nostalgjisë!
Po a keni dilema, paknaqësi?
Sigurisht që po. Dëshira për të jetuar në harmoni me atë çka je dhe bën, shpeshherë, në ambiente në zhvillim, si Shqipëria, nuk shkojnë në sinkron. Jam pak i trembur si qytetarë për të ardhmen e familjes tonë të madhe ku një ditë kam dëshirë të krijoj edhe unë timen, të voglën. Por nuk duhet të rrimë duarkryq vapo të gjesh këshillim gjetkë.. Ndryshimi vjen nga gjëra të vogla, në të përditshmen tone!
Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?
Ajo shpirtërore po!
Na tregoni, ç’ka nuk ia falni vetes e çka të tjerëve?
Fal shumë, edhe mosmirënjohjen!
Cili është defekti më i madh që i njeh vetes?
Vetëbesimi i cili ndonjëherë shndërohet në egocentrizem! Por fakti që e njoh dhe pranoj këtë gjë më bën të mendoj se jam në rrugën e duhur për ta ndrequr! (qesh).
Para pak kohësh ke pasur ditëlindjen, si e festove?
Pranë gjirit të familjes në Milano. Një surprizë shumë e bukur e të dashurës. Do kisha dashur të zgjaste shumë ditë!
Ke ti ndonjë pishman?
E kam një dhe ka të bëj me formimin akademik.. Në fëmijëri i thash jo mundësisë për të studiuar në Shkollën e Baletit.. Pavarësisht zhvillimeve që do kish patur ky formim, më mbetet peng!
Me kë jeton? Kush kujdeset për shtëpinë tënde? Kush t’i hekuros rrobat?
Me nënën time, ajo përkujdeset për gjithçka!
Si duket Xhani kur dashuron?
I kompletuar!
Kë dëshiron të shohësh në shtrat kur zgjohesh në mëngjes?
Angela Merkel jo e jo! (qesh).
Kujt i jep më shumë puthje...?
Dashurisë!!!
Kush të mungon më shumë në këto momente?
Ime motër... ajo vazhdon të jetojë me familjen e saj në Itali dhe e ndjej shumë mungesën në të përditshmen! Më vjen keq që s’po mund ta jetoj nipin tim Davide, ashtu siç kam bërë me tre tjerët!
Keni ndonjë vend apo ndonjë shtetet të preferuar?
Të preferuar jo, më pëlqejnë thuajse të gjithë ato që kam vizituar!
Cili është ushqimi juaj i preferuar?
Ah, pika ime e dobët, pasi për mua gjithçka është e preferuar!

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën