Xhemi Shehu bëhet bjonde, tendencë
edhe e femrave të tjera të ekranit

Xhemi Shehu bëhet bjonde, tendencë<br />edhe e femrave të tjera të ekranit
Përpjekjet e saj për të çelur ngjyrën e flokëve nuk shkuan dëm dhe Xhemi Shehu tanimë është kthyer në bjonde.

Pasi provoi të hapte ngjyrën e errët të flokëve të saj duke i zverdhur ato, më në fund Xhemi duket se ka arritur ngjyrën që dëshiron.

Këtë e ka treguar me anë të një fotoje të postuar në profilin e saj në “Instagram”.


(Xhemi Shehu)

Si duket Xhemi ka menduar për verën që e pret në vazhdim ashtu siç kanë bërë edhe shumë femra të tjera të ekranit.

Albana Osmani është një prej prezantueseve, e cila vetëm pak javë më parë përmes një fotoje në “Instagram” njoftoi se është zyrtarisht bjonde.


(Albana Osmani)

Gjithashtu edhe modelja shqiptare Angela Martini, e cila befasoi fansat kur u shfaq nga brune me flokët në ngjyrë të hapur.



Vetëm disa minuta më parë këngëatrja Çiljeta Xhilaga ka postuar gjithashtu një foto në momentin që ndodhej në parukeri duke synuar të njëjtën gjë. “Në proces e sipër për tu bërë bjonde me lesh te verdhë...të shofim cdo kullundrisim”, ka shkruar Çili poshtë fotos.

Sigurisht që preferencat e fansave janë të ndryshme por për sa kohë secila prej këtyre femrave ndihet në rregull me pamjen e vet atëherë çdo gjë shkon siç duhet.


(Ciljeta Xhilaga)

(b.t/shqiptarja.com)

41/4
  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit

Ja dy shenjat më të mërzitshme të horoskopit