Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Xhenoan në shtëpi, madje duhet të ndihet me shumë fat që arriti të barazonte ne Cassanon në 5’ minutat e fundit të ndeshjes, pasi ishte në disavantazh.

Ndeshja filloi e shpjetë nga të dy ekipet, por mungesa e një lideri te interistët ndihej shumë në fushë.

Xhenoa u mbrojt mirë në 45’ minutat e para dhe rrezikonte me zbritjet e shpejta.

Megjithatë pjesa e parë përfundoi në barazim të bardhë.

Në fraksionin e dytë miqtë kalojnë në avantazh me Immobilen në minutën e 77’ duke surprizuar.

Interi nuk dorëzohet dhe arrin të barazojnë me Cassanon në minutën e 85’ duke dalë të paktën me një pikë.

Ndërsa Juventusi merr tre pikë mrekullisht në minutën e fundit të ndeshjes.

Heroi i takimit ishte padyshim sulmuesi Matri që barazoi golin e Pinillas në minutën e 16’ dhe arriti të kalonte në avantazh

 Juventusin në minutën e 90’, por Vucinic vulosi triumfin po në minutën e fundit duke nxjerr Kaljarin jashtë luftës për pikë.

(d.b/shqiptarja.com)