Xhensila dhe Besi pritet të sjellin një bashkëpunim muzikor.

Ka qenë vetë Xhensila që ka postuar një varg nga pjesa muzikore, në profilin e saj.

 “Sa te perendoj dhe Hena me ty po du me u nis, me nje tango ne Paris…”, shkruan Xhensila krah fotos në Paris.

“Me zor po pres”, ka  komentuar  Rezarta Shkurta,  e cila duket se është ndër të parat që e ka mësuar lajmin  për bashkëpunimin e çiftit.

Rreth dy javë më parë,  Besi postoi një foto në profilin e tij bashkë me Xhensilën në Paris, që mesaduket ndodheshin për xhirimet videklipit.

Ndërkohë pak muaj më parë e ftuar në “BE Coffee”, Xhensila zbuloi se ajo dhe Besi po mendonin të sillnin një projekt bashkë.  

Postimi i Xhensilës