Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar se gjendet jashtë Shqipërisë, por këtë herë për një arsye të veçantë që do iu dedikohet fansave.
Xhensila Myrtezaj iu dedikua rritjes së Ajkës për një periudhë disa mujore, dhe tashmë është momenti për t’u rikthyer tek muzika. Xhensila ka treguar se gjendet në Venecia pasi po punon për klipin e baladës së re, një bashkëpunim ky me Pirro Çakon.
Këngëtarja ka treguar se kënga do të publikohet në fillimin e marsit. Pra nuk na mbetet dhe shumë për të zbuluar çfarë do të sjellë ky bashkëpunim i shumëpritur.
Komento