Xhensila Pere: 2016-ta viti im, po
shijoj lidhjen e re, partneri më vlerëson

Xhensila Pere: 2016-ta viti im, po<br />shijoj lidhjen e re, partneri më vlerëson
Pasi ka përfunduar me sukses disa angazhime të rëndësishme që i solli 2015-a, atë edhe 2016 e gjen plot ide dhe me plot entuziazëm. Sicc duket ky do të jetë dhe viti i artë për të, jo vetëm në qëllimet që i ka vënë vetes, por edhe pse tashmë është hedhur në krahët e dikujt tjetër. Kjo është bukuroshja e “Big Brother 8” e cila këto ditë acari po punon shumë që planet e saj të nisin mbarë dhe me sukses.

"Duket se ky vit do të jetë plotësisht i imi! I imi në kuptim e realizimeve dhe qëllimeve që i kamë vënë vetes”, kështu do të shprehej me plot entuzizazëm bukuroshja e cila vetëm pak kohë më parë lidhi një kontratë shumë fitimprurëse me shtëpinë e modës në Romë, “For Wedding”. Nusja shqiptare që na përfaqësoi në Itali, u vlerësua për bukurinë që e karakterizon nga shtëpia e modës numër një në Romë.

Ajo që na ka bërë kurioze gjatë gjithë këtyre muajve post-Big Brother ishte lidhja e saj që u klasifikua si lidhja më e gjatë jashtë mureve të shtëpisë më të famshme. Xhensila dhe Fatjoni, dyshja e cila u përfol me muaj për uljet dhe ngritjet e ndjenjave mes tyre, tashmë nuk është më bashkë.

Është pikërisht Xhensila e cila ka bërë trasparente më në fund se kjo ndjenjë mes tyre është shuar dhe vendin e ka zënë një tjetër ndjenjë e re, emrin e të cilit nuk na e zbulon.

“Lidhja e re po shkon më së miri! Ndjehem e lumtur me të dhe ai ndjehet me fat që më ka”, kështu rrëfen Xhensila e lumtur për njeriun që ka në krah aktualisht. Nuk e dimë nëse ky djalë është kaq entuziast me bukuroshen Pere, por një gjë është e sigurt ajo duket se ka rënë në dashuri përfundimisht.

Veç ndjenjës së dashurisë, ajo po investon shumë në hapjen e një biznesi familjar. “Po merrem me hapjen e një biznesi familjar”, kaq na mjafton për të kuptuar se gjërat po i ecin vaj.

Duket se ajo qëllimet i ka të qarta, duke na zbular edhe një tjetër projekt që e rikthen në ekran. “Jam duke punuar për një projekt, për të qenë shumë shpejt pjesë e televizionit”, përfundon Xhensila Pere.
xhensila pere
Redaksia Online

(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'