Policia greke ka arrestuar disa persona, të dyshuar si bashkëpuntorë për sulmet terroriste në Belgjikë. Mes tyre dyshohej se ka patur pjestarë të celulës së xhihadistëve të arrestuar në Verviers, në Belgjikë, ku gjatë një shkëmbim zjarri me policinë mbetën të vrarë dy militant të ISIS.

Megjithatë lajmi u përgënjeshtrua nga zyrtarët e Belgjikës, se të arrestuarit nuk kishin lidhje me ngjarjet e Belgjikës, pas kryerjes së hetimeve në bashkëpunim mes policisë kriminale Greke dhe asaj të Belgjikës. 

Ndërkohë e gjithë Europa ndodhet në gjendje alarmi me masa të larta sigurie pas javës me sulme të përgjakshme në Paris, ku mbetën të vrarë 17 persona. Më shumë se 20 të dyshuar si militantë ekstremistë të shtetit islamik janë arrestuar në Belgjikë, Francë dhe Gjermani gjatë kësaj jave.

Zyrtarët policore kanë publikuar një listë të të dyshuarve si militant esktremistë të kthyer në vendlindje pas luftimeve në Irak dhe Siri, mes tyre dhe mjaft Kosovarë. 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)