TIRANË - Nëntë xhihadistët nën akuzë për nxitje terrorizmi dhe rekrutim luftëtarësh kërcënojnë sërish nga kafazi i hekurt i Gjykates se Krimeve te Renda. Këtë herë mesazhi kërcënues është dërguar në adresë të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ishte Fadil Muslimani i cili nuk nguroi të komentojë masat e sigurisë marrë nga policia e shtetit duke kërcënuar Saimir Tahirin.
“Përse ka frikë Saimir Tahiri, ai ka arrestuar myslimanët e pafajshëm dhe tani vërtet ai duhet të ketë frikë", - u shpreh i pandehuri i drejtësisë.
"Akuza e prokurorisë janë të manipuluara, unë nuk kam dërguar xhihadist në Siri pasi isha thjesht një kuzhinier në xhami por nëse do kisha çuar do kisha bërë mirë për luftën e shenjtë”. Në këtë mënyrë Fadil Muslimani u përgjigj pyetjes së prokurores Elisabeta Imeraj në se ai ka lidhje me personat e dërguar në Siri.
Në seancën e kësaj të marte e cila ishte e para pas sulmeve terroriste në Francë me hyrjen e tyre në sallën e gjyqit në përshëndetjen drejtuar familjarëve në sallë të pandehurit e komentuan duke thënë: “Rroftë Franca e Piktorit Mason, kur vritet një mysliman është thjesht statistikë dhe askush nuk reagon, ndërsa kur vritet një qafir është terrorist”.
7 nga të pandehurit e këtij procesi mes tyre dhe imamët e vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysa kërkon që të kenë në dorë të gjitha përgjimet telefonike dhe ato ambientale të kryera nga Prokuroria, pasi sipas tyre gjatë transkriptimit ato janë manipuluar kërkesë kjo e pranuar nga gjykata.
Kur kanë kaluar 29 seanca nga ky proces 2 nga 9 të pandehurit, të cilët dëshmuan të parët për rekrutimet e shqiptarëve mohuan të jenë të përfshirë duke bërë përgjegjës autoritet e policisë që lejuan kalimin e tyre në kufi përfshi dhe Shkëlzen Dumanin i cili ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tij.
Procesi ndaj imamëve të vetëshpallur e të dyshuar për rekrutim luftëtarësh është në fazën e deklarimeve të pandehurve në gjyq dhe pritet më pas pretence e prokurorisë së krimeve të rënda, ndërkohë masat e sigurisë këtë të martë kanë qenë të larta përfshi agjentët e antiterrorist dhe shërbimit informativ.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO