Situata e përmbytjeve në të gjithë vendin është përmisuar ndjeshëm.Këtë fakt e konfirmon ministria e Brendshme si dhe ARRSH.Ndërkohë lidhur me dëmtimet dhe pasojat e saj në një intervistë për ReportTV drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika tha se hapja e HEC-eve ka shkaktuar gërryerje të një pjese të rrugës së Kombit 

"Dje rreth orës 13 nga hapja e portave të hidrocentraleve, niveli i ujit ka qënë shumë i lartë  thuajse në nivelin e rrugës, ka patur gërryerje të rrugës.Kjo ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen por janë marrë masa me vendosjen e blloqeve. Pjesa e re e rrugës është dëmtuar. nuk është se ka pasur shembje të rrugës por gërryerje dhe për këtë duhet marrë masa të nevojshme, kërkojnë fonde të vecanta sepse nuk përballohe. për dëmet nuk kemi një faturë financiare. Edhe reshjet dhe hapja e portave kanë qënë shkaku kryesor i dëmtimit të kësaj pjese të rrugës"-tha Xhika

Prurjet e vrullshme të lumit Mat kanë rrezikuar seriozisht Rrugën e Kombit. Vërshimi i ujrave ka shkaktuar probleme në trasenë e këtij aksi në afërsi të fshatit Skuraj.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)