‘Xhisiela Maloku’, reagon rrjeti i monitorimit të dhunës ndaj grave: A është mbrojtur vajza? Të sigurohet jeta e saj

‘Xhisiela Maloku’, reagon rrjeti i monitorimit të dhunës ndaj grave: A është mbrojtur vajza? Të sigurohet jeta e saj

Rrjeti i Monitorimit të Dhunës me bazë gjinore, deklaratë për Xhisiela Malokun nga kryesia e Kuvendit

TIRANË-Rrjeti i Monitorimit kundër dhunës me bazë gjinore, ku janë pjesë mbi 50 organizata dhe shoqata që kanë si qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave të dhunuara, ka reaguar për rastin e Xhisiela Malokut. Në një deklaratë për mediat nga oborri i kryesisë së Kuvendit, ky rrjet ka bërë thirrje që vajza të mbrohet dhe të sigurohet jeta e saj. Rrjeti i Monitorimit, gjithashtu ka ngritur një pyetje ndaj institucioneve shtetërore, se pse nuk ka funksionuar sistemi i drejtësisë.

Kërkojmë që institucionet të përgjigjen se pse nuk ka funksionuar sistemi në ketë rast. Ne kërkojmë të dimë nëse i është ofruar mbroja ligjore vajzës. Në emër të 50 organizatave ne kërkojmë zbardhjen e ngjarjes dhe pa zvarritje. Kemi kontaktuar me vajzën dhe i ofruam ndihmë. I bëjmë thirrje prokurorisë të zbatojë legjislacionin penal dhe të hetojë pa anësi dhe përgjegjshmëri që çdo person që ka shkelur ligjin të vihet para drejtësisë penale. Kërkojmë nga Ministria e Brendshme të japë sqarime në lidhje me zvarritjen e rastit ndaj vajzës. Policia të sigurojë jetën e viktimës. I bëjmë thirrje Kuvendit që të siguroje të gjitha mjetet e kontrollit parlamentar me anë të komisioneve që ndjekin çështjen e barazive gjinore.

Deklarata e Rrjetit të Monitorimit të dhunës me bazë gjinore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 01/10/2018 13:52

    Sa shume dite ja u vonuan lejen per te dale ne publik te beni deklarata!

    Përgjigju
  • Ilo: 01/10/2018 13:37

    Vazhdojne hienat qe marrin leke kot te lehin turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite