Xhisiela/ Petrit Vasili në 'Report Tv': Vuri në provë shtetin shqiptar, opozita mbështeti deklaratat e Nuhut

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në studion e 'Report Tv', ndër zhvillimeve më të fundit në vend ka komentuar edhe çështjen "Xhisiela", për të cilën u shpreh se ajo vuri në provë shtetin shqiptar.

U bënë me përdhunuesin. Kur skandali u bë publik, Rexhepi përfundoi në burg. Opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike nga Nuhu i ka mbështetur. Ekspertiza mjeko-ligjore është e vërtetë. 

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së

Sa i përket Vettingut në politikë, Vasili u shpreh se thelbi është dekriminializimi i vendit pasi kriminalizimi i zgjedhjeve është një fakt dhe se ky fenomen ka shkatërruar zgjedhjet në Shqipëri. 

Thelbi ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Sot ishte një temë, pasi ekspertët kanë thënë që 20% e votave janë shit-blerë. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt.  Ky është fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. 

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së

INTERVISTA E PLOTË:

Pika e parë e paketës së prezantuar nga Basha sot ka qënë Vetting në politikë, a ka kohë?

Thelbi ishte dekriminalizimi i zgjedhjeve. Sot ishte një temë, pasi ekspertët kanë thënë që 20% e votave janë shit-blerë. Kriminalizimi i zgjedhjeve është fakt. Një përdhunues na kërcënon: Do ta shikoni në zgjedhje. Nuk mbron veten por na kërcënon ne. Pra ka një shit-blerje ordinere. Ky është fenomeni që shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri. Edhe Partia e Punës ishte më korrekte në zhvillimin e zgjedhjeve. Ne vendosemi si vendi më negativ më Europë në rajon që ka probleme të tilla me zgjedhjet. Kjo forcë politike nuk jeton dot pa kapje.

Gjithashtu u tha se do të reduktohen shpenzimet e fushatës, a do të rëndojë kjo gjë tek qytetarët?

Modeli mëton që të evidentohen të gjitha financimet. Në fund të fundit do të kemi kostot e qarta.

Kosto më e madhe për qytetarët?

Buxheti i shtetit paguan për partitë. Çdo shoqëri merr përsipër kostot minimale. Pra të mos shpenzohen më para të kota dhe të tepërta. Mos të harxhohen më para për banerat apo për posterat.

Sa i përket votimit elektronik?

Ndihmon në zgjedhje të lira. Do të ishte një gjë e mirë po të zbatohej por nuk jam ekspert. Rëndësi ka që zgjedhjet do të jenë të lira.

Do të hyni në zgjedhje?

Nuk do të bëjmë zgjedhje të standarteve miserabël. Për këtë beteja do të jetë shumë e rreptë. Por nuk diskutohet. Nuk jam e njohur me amendamentin e PS-së. Rilindja ka vendosur të bëjë kapjen e këtij sistemi. PS-ja komandohet nga përdhunuesit.

Çështja “Xhisiela”, komenti juaj për çëshjten?

Nuk kam asnjë koment. Kjo çështje vuri në provë shtetin shqiptar. U bënë me përdhunuesin. Kur skandali u bë publik, ai përfundoi në burg. Opozita ka pasur vetëm një pozicion, deklaratat e bëra publike nga Nuhu i ka mbështetur. Ekspertiza mjeko-ligjore është e vërtetë. Rama tha se e dinte çëshjten e Xhafaj që në 18 maj. Paska qënë më i mirë sesa prokuroria? Çfarë kasete ka pasur ky? Ku e ka gjetur? Ia dha Arta Marku? Nuk i bënte as Enver Hoxha.

Sa i përket paketës "Antishpifje", a duhet një e tillë?

Njëri që shpif quhet Edi Rama. Ai ka drejtësinë në dorë. Ai thotë: “Unë do shpif ju mos thoni të vërtetën.”

A e keni një kandidat për Tiranën?

Nuk kemi asnjë kandidaturë është çlirimi i zgjedhjeve nga dekriminalizimi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spiro: 08/10/2018 19:47

    Dole perseri O KRYE HAJDUT me DAMKE! O PLEHRE e PaRiciklueshme , qe Nuk mund ti genjesh KURRË më Shqiptarët , sepse je njè KRYEHAJDUT i PËSHTIRË , që ke VJEDHUR edhe SPITALET që janë për të SËMURËT , lëre pastaj me BURGJET që e Katranose fare duke ABUZUAR me USHQIMIN e BURGAXJINJËVE ! Petrit HAJDUT Vasili do ta kalojë Pleqërinë në BURG dhe atje e pret FERRI , sepse të Burgosurit po Fërkojnë duart dhe Petrit HAJDUTIT , do t'ja zbathin Brekët

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 08/10/2018 19:12

    Ore qelbësira petfit deri maç vasili po prap nga familja e manush m*t myftiut do drejtohemi ne ti je nipi i ati qelbësire që internoi gjysmën e tiranës e ti tani na del e na jep mend po atëhere kur internonte intelektualët e vërtet Shqiptar si i thoshe ti Bravo daj kshu e duan kta armiq të popullit . E sot ti del e na bëgesh demikrat mor këllir demokrat ti e kryekrimineli partis së punës sekretari partis salheu . E Shqiptarët ju a pan demokracin këtyre fundërrinave. Pty rrac e keqe.

    Përgjigju
  • Populli: 08/10/2018 15:52

    Po ik o Tit se le nam je bere me keq se Ver Llapa e Monika Cizmja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja