Mbrojtësi anglez i ekipit të Çelsit Xhon Terri ka deklaruar se është larguar përfundimisht nga ekipi kombëtar pas 78 përfaqësimesh me ngjyrat e “Tre Luanëve”. Vendimi ka qenë surprizë për shumë sportdashës në ishull, por vetë mbrojtësi e ka justifikuar largimin me faktin se drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit ja kanë vështirësuar pjesëmarrjen e mëtejshme.

“Federata e ka bërë të vështirë paraqitjen time me ekipin kombëtar. Gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe ndihem shumë keq tani që e marr këtë vendim. Që si fëmijë kam ëndërruar ta përfaqësoj dhe të jem kapiten i vendit tim dhe ka qenë një nder i madh” ka deklaruar Terri.

(d.b/shqiptarja.com)