Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë njerëzimit, Margariti për Report Tv: Krenari! UNESCO fond special për të ruajtur dijebërjen e saj

‘Emocion dhe shumë krenari!’ Kështu e përshkroi ministrja e Kulturës Elva Margariti, faktin që Xhubleta me dije bërjen e saj, u mor në mbrojtje nga UNESCO, tanimë si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, nga Maroku, ku u mbajt mbledhja e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ministrja Margariti u shpreh se për hartimin e dosjes janë mbështetur edhe nga ekspertë të huaj, ndërsa theksoi se ka qenë një punë e gjatë e cila ka nisur në korrik të vitit 2020. Sipas ministres ato kanë marrë një fond të dedikuar nga UNESCO për të ruajtur procesin e dije bërjes së saj.

‘Shumë emocion dhe shumë krenari. Ka qenë një punë e gjatë. E kemi nisur në korrik të 2020. Kemi ngritur urdhërin për grupin e punës dhe kemi punuar edhe me ekspertë të UNESCO-s. Një krenari për ne është edhe fakti që kemi pasur në këtë rrugëtim edhe partnerë të tjerë. Ka qenë i gjithë komunitetit dhe gjithë puna për të çuar gjithë praktikën. Kemi marrë të gjitha komplimenta edhe për vetë hartimin e dosjes. Ka qenë një nga momentet kritik ky për Xhubletën, por ajo çfarë kemi çuar në UNESCO është ruajtja e dije bërjes. Kemi një fond të dedikuar nga UNESCO për të çuar para dije bërjen. Ishte një lajm i bukur dhe ishte dhurata me speciale që Ministria e Kulturës i ka bërë Shqipërisë me rastin 110-vjetorit të Pavarësisë. Ka qenë një punë e gjatë, kemi punuar edhe me komunitetin. Shpesh herë është një nga elementet kyç edhe për vlerësimin e dosjeve. Ne për fatin tonë zv.ministrja e Kulturës është nja nga ekspertet UNESCO-s. Kemi pasur mbështetje nga UNESCO për krijimin e regjistrit të Trashëgimisë Jomateriale. Jam krenare se lista ishte shumë  e gjatë dhe jo të gjitha pranohen.’- u shpreh Margariti.

Për ministren Margariti, çështja e ruajtjes së dije bërjes së xhubletës nuk është vetëm çështje parash, por dijesh.

‘Nuk është çështje parash është mbi të gjitha çështje dijesh. Është një fond që do të shërbejë për fillimin e punës, uroj të kemi donator të shumtë që të bëhen bashkë në gjithë botën. Nuk janë këto dukuri që mbahen vetëm nga institucionet shtetërore. Fakti i rrënjëve të thella ishte një nga elementet vendimtare.’- u shpreh Ministrja.

Ministrja u shpreh po ashtu se po përgatiten edhe dosje të tjera për t’u pranuar në UNESCO.

‘Kcimi i Tropojës’ është përgatitur. ‘Rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive’, ritual shume i vjetër i shtegtimit të bagëtive drejt maleve dhe ‘Eposi i Kreshnikëve’, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare.’- u shpreh ministrja.

“Xhubleta” ishte e para nga dosjet e futura në proces për t’u pranuar në UNESCO, prej marsit të kaluar. Dije bërja e saj siç kanë shpjeguar specialistët, ishte në rrezik zhdukjeje, e pranimi në UNESCO, është një ‘dritë jeshile’ për më shumë investime, fushata ndërgjegjësimi dhe marrjen e masave të tjera për mbrojtjen e kësaj tradite. 

Grupi i punës që bëri të mundur realizimin e kësaj iniciative është koleksionistja Luljeta Dano, studiueset Dorina Arapi, Silvana Nini dhe kompozitori Dorian Çene dhe koleksionisti Ermal Sela.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tela: 01/12/2022 06:59

    Me beri pershtypje dalldia servilistike hipokrite se per xhubleten paskemi marre dhe asistence te huaj. Po ne kemi Ramen moj sa per nje mije eksperte, ca flet kjo.

    Përgjigju
  • Lui: 30/11/2022 15:56

    Shume mire per xhubleten. Po per ate te shkrete lahute qe na e moren serbet, do behet gje qe te sqarohet nje here e mire qe lahuta eshte instrumenti me tipik shqiptare. Biles duhen futur ne nje grup vlerash lahuta,, ciftelia dhe cyrlja dyjare. Jane instrumentet 100% tipik folkloristik shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi