Yjet e showbizit përfaqësojnë
skuadrën e preferuar në botëro

Yjet e showbizit përfaqësojnë<br />skuadrën e preferuar në botëro
Me afrimin e Kupës Botërore në Brazil modelet më të bukura kanë shfaqur preferencat për skuadrat e tyre të dashura.

Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë dhe ka lindur në një familje gjermane.

Adriana Lima është zgjedhur edhe “mamaja” për kupën Botërore duke parë dashurinë që ka për atdheun e saj.

irina shayk

Alessandra Ambrossio ka origjinë Italiane dhe Polake por ka lindur në një vend të vogël të Brazilit.

Ajo është zgjedhur nga revista FHM si modelja më seksi e planetit ndër 100 të tjera dhe është femra e showbizit që ka bërë më pak operacione plastike.

Isabeli Fontana ka lindur në Curitiba të Brazilit por ka origjinë italiane dhe e nisi karrierën në Milano për herë të pare duke u bërë shpejt engjëlli i Victoria Secret.

Të gjitha këto femra do të mbështesin si skuadër të preferuar të tyre Brazilin pasi vijnë nga Brazili.

Bianca Balti e lindur në Lodi të Kalifornisë njihet për fushatat me “Dolce&Gabbana” dhe mbështet skuadrën italiane.

Miranda Kerr dhe Jessica Hart do të bëjnë tifo për Australinë.

Catherine McNeil ka të preferuar skuadrën austriake ku është lindur.

Sofia Vergara është Kolumbiane dhe është tifoze e Kolumbisë.

Valeria Mazza ka të preferuar Argjentinën. Elise Crombez është tifoze e Belgjikës.

Kate Upton është e lindur në Michigan dhe mbështet SHBA bashkë me fashionistan Arizona Muse.

Carolyn Murphy, modelja e Plyboy dhe Sports Illuminated mbështet SHBA.

Sheila Marquez është modele pasarele që ka sfiluar për Gucci-n dhe mbështet Spanjën.

Modelja më e kërkuar e momentit Cara Delevingne përfaqëson Anglinë bashkë me miken e saj Jourdan Dunn.

Kate Moss do të bëjë tifo për Anglinë.

Irina Shayk edhe pse është e lidhur me Christiano Ronaldo preferon vendlindjen e saj Rusinë bashkë me modelen Natalia Vodianova.

Modelja Heidi Klum mbështet kombëtaren gjermane.
Redaksia Online                   
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)