Ylber Ramadani është rikthye të shënojë në Seria A dhe këtë e ka bërë në një ndeshje shumë delikate për skuadrën e tij. Mesfushori shqiptar dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur rezultatin 2-0 kundër Cagliari-t, që i dha Lecce-s 3 pikë mbijetese.

29-vjeçari në minutën e 76 goditi nga një kënd i pazakonte, por kjo nuk e pengoi të mposhte portierin. Falë kësaj fitoreje Lecce renditet në vendin e 17, me 24 pikë, 3 më shumë se Fiorentina e vendit të 18, që me renditjen aktuale duhet të zbresë në Seria B.