PRISHTINË - Në Prishtinë mbyllet sot në mbrëmje Festivali Ndërkombëtar tradicional i këngëve dhe valleve për fëmijë "Ylberi i Prishtinës 2014?, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore që zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës.
Në festival marrin pjesë 21 ansamble nga vendi dhe rajoni, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e kësaj ngjarje dhe për njohjen e kulturave të ndryshme nga fëmijet e qyteteve e shteteve pjesëmarrëse.
Festivali është realizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës, mbështetetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së kryeqytetit kosovar.
Sipas organizatorëve, gjatë festivalit "Ylberi i Prishtinës 2014?, për tre ditë, interpretuan këngë dhe valle mbi 500 fëmijë të shteteve pjesëmarrëse me veshjet tradicionale kombëtare./ATSH/
/Shqiptarja.com