Këngëtari Ylli Limani, i cili është bërë i njohur në talent shoë-n “The Voice of Albania” do të publikojë një këngë të re.

“Kënga flet për një adoleshent , i cili e do një vajzë, ndërsa kjo vajza ka frikë që të fillojë një lidhje me të, pasi është e lënduar nga e kaluara. Kënga u bën thirrje njerëzve që të besojnë sërish në dashuri, pasi kjo është gjëja më e shenjtë në botë”, është shprehur Ylli.

 Ndërkohë ai ka publikuar edhe disa këngë të tjera si “Shko” e cila ka qenë pjesëmarrëse në Top Fest. Gjithashtu Limani ka bashkëpunuar edhe me reperin e njohur Capital T me këngën “Unë”.

(xh.k/shqiptarja.com)