Ish- Ministri i Drejtesisë, Ylli  Manjani, ka reaguar sot nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, lidhur me zhvillimet aktuale politike.

Në një periudhë kur kuvendit po i mbaron legjislacioni, Manjani e ka vënë theksin te java pasuese e cila do të jetë vendimtare për Shqipërinë, duke vënë pikën mbi zgjedhjet parlamentare, zgjedhjen e presidentit dhe koalicionin.

Manjani u ka bërë thirrje palëve politike të gjejnë dialog mes tyre, kjo edhe pa ndërhyrjen e ambasadorëve.

“Po hyjmë në javën vendimtare politike! Zgjedhjet, Presidenti, koalicionet zgjidhen me dialog edhe pa ambasadorë. S’ka më kohë për lojëra”, – shkruan ish-Ministri Manjani.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com