Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka firmosur vendimin për shkarkimin e një tjetër drejtori burgu. Bëhet fjalë për kreun e burgut të Sarandës Arqile Vaso.
Urdhri për pushimin e tij nga puna është dhënë nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ditën e sotme, me argumentimin për mospërmbushje detyre.
Mësohet se ky vendim ardhur pasi para disa kohësh në këtë institucion, kanë qenë për inspektim përfaqësues nga Tirana të cilët kanë vërejtur disa shkelje të ndryshme. Ndërkohë ende nuk dihet zëvendësuesi i tij.
Më herët ministri i Drejtësisë shkarkoi edhe drejtorin e burgut të Korçës Laert Çeliku pasi rezultoi me shkelje të detyrës. Ai u zëvendësuar nga Robert Kodra pak ditë më pas.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com