Ylli Pata: 20 shkurti, një demonstrim anti-Perëndim

Ylli Pata: 20 shkurti, një demonstrim anti-Perëndim

Përse demonstrojnë njërëzit e Sali Berishës nesër në Tiranë? Ose më qartë, cila është pritshmëria që ata kanë sjellë tek mbështetësit e tyre? Ta ndezim Tiranën për të treguar se Edi Rama ose do të largohet, ose do të shtrëngohet të largohet. Por nëse do të largohet Edi Rama, nëse e marrim versionin e tyre, del që do të rrëzohet një substrakt që së paku nuk e dëshiron një trazirë në Shqipëri, Ballkan, e më gjerë.

Nëse do të donin ta rrëzojnë Edi Ramën njerëzit e Sali Berishës, do ta bënin së paku më 14 maj 2023. Por sipas tyre, Edi Rama nuk rrëzohet me zgjedhje, duhet një revolucion, një kryengritje aq e madhe sa të rrëzojë këtë qeveri, e me një marrëveshje tavoline të sjellë Sali Berishën në pushtet.

E mendojnë me të vërtetë se e arrijnë? Natyrisht që nuk e arrijnë, sepse e kanë provuar që në 2013 kur kanë pasur me vete gjysmën e mazhorancës, Prokurorinë e Përgjithshme, Presidencës, e të gjithë drejtësinë.

E kjo ka një shpjegim të thjeshtë; në Shqipëri, sado që është një vend me probleme defiçitare në demokraci, vihet në pushtet vetëm më zgjedhje.

Por protesta e nesërme ka një backround më të gjerë sesa Shqipëria. Është në prag të një zhvillimi mjaft të rëndësishëm që Perëndimi po e mbështet siç është takimi i Presidentit Zelensky me krerët e Ballkanit Perëndimor që zhvillohet më 28 shkurt në Tiranë.

Një samit, mjaft i rëndësishëm sidomos pas vrasjes së Aleksej Navalnyt, që ka sjellë një tjetër marsh në përplasjen Perëndim-Rusi.

Çfarë qëndrimi do të kenë forcat politike shqiptare? Ja ta zëmë se njerëzit e Berishës janë të mërzitur me arrestin e shtëpisë dhe duan të japin një provë force. Pse nuk e bëjnë me 1 mars, ose me 2?

Kanë simbolikën e rrëzimit të Enver Hoxhës? Cili qe roli i Sali Berishës në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës? Sot kanë dalë arkivat dhe rrëfimet e protagonistëve për të gjithë këto ngjarje. i vetmi protagonist në rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës, madje kryetari i grevës së urisë, që kërkoi heqjen e shtatores së Enver Hoxhës, sot është jo veetëm një ministër shumë i rëndësishëm i qeverisë së Edi Ramës, por edhe politikan i Partisë Socialiste.

Po flasim për Blendi Gonxhen. Ja ta zëmë se Sali Berisha apo edhe pasuesit e tij dalin në një panel përballë Blendi Gonxhes. Çfarë do të tregonin më shumë për 20 shkurtin? Asgjë. Simbolika politike është e qartë. Lideri i grevës që kërkoi heqjen e shtatores së Enver Hoxhës sot është në qeveri. Ku ishte Sali Berisha atë ditë? Natyrisht kjo ka dalë, por thelbi është diku tjetër, sepse kjo protestë nuk ka lidhje me këtë simbolikë, ka lidhje me rastin e Sali Berishës, por edhe me shtigjet që Sali Berisha kërkon të dalë nga ky bllokim. Sepse më shumë se klubi Partizani, ai frikësohet nga dosjet e tjera të mëdha që pritet të hapë SPAK ndaj tij. Por më shumë se kaq, ky qëndrim, në kuadrin gjeopolitik është një non sens, një protestë që i kundërvihet stabilitetit të vendit.

Aaaa, po nuk mund të jetë stabiliteti para demokracisë, thonë disa. Po mirë, po mund të flasin për demokraci dishepujt e majmur në vila e në parqe makinash të Sali Berishës, apo ish-drejtorët e policisë financiare e antikontrabandës, apo mediatikët e majmur në apartamente pa fund që na bëjnë si danezë? OK le të bëjnë, por ka një gjë në këtë rast. Nëse flasin për demokraci, atëherë, janë vetëm mjetet demokratike që sjellin ndryshimin politik në një vend. Ndryshe, janë thjesht teza ruse, madje të fundit! /TemA

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë