U duk që në fillim se çështja e “bllokimit” të kandidaturës së Shqipërisë për në BE, siç u shit që nga janari pas dështimit të tezës “Ramaduro” ishte së paku një tezë e pasigurtë.

Për ta përdorur për të bajtur e ngritur “kauzën e ditës”, por siç rezultoi sot në Parlamentin Europian, rezistenca e paralajmëruar nuk ndodhi.

Eurodepuetët e Komisionit të Jashtëm, të cilët janë të “punësuar” për të monitoruar vendet kandidate, jo vetëm që kanë përkrahur vendimin pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë, por kanë shtuar edhe fjalë të tjera, që mund të konsiderohen fare pastër një qëndrim politik.

Ndërkaq, historia e 300 aandamenteve që erdhi natyrisht me lobime të forta që janë shtyrë nga njerëzit afër Sali Berishës u shkrinë si kripa në ujë, duke mos u pranuar asnjëri.

Po çfarë ka ndodhur, kur kemi të bëjmë me një institucion siç është Parlamenti Europian, ku shumica e trupave punuese të tij, në këtë rast të komisioneve i përkasin Partive Popullore Europiane, përkatësisht aleatve të PD-së. Ku mundësia për të ngritur një shqetësim, për të gjetur një hapësirë ku të dëgjohen, është jo vetëm prezente por pa limit?

Natyrisht që politika në Parlamentin Europian funksionon në një mënyrë ku të gjithë grupet, qoftë politikë, qoftë nga vendet thonë atë që mendojnë, e në fund arrihet një modus vivendi në lidhje me dokumentet.

E në qëndrimin final ka gjithmonë një të mesme të artë që koordinohet qoftë me informacionet që vijnë nga Komisioni Europian, i cili nga ana e tij, merr të dhënat nga ambasada e BE në Tiranë.

Është e qartë se asnjëherë nuk ka pasur suprizë nga autoritete relevante si për shembull kreu i Komisionit David Mçallister, i cili e njeh  Sali Berishën me dhëmbë e dhëmballë. Kjo situatë ka qenë gjithmonë, por në fund, ka pasur një document ku vendoste një lloj ekuilibri, ku paralajmërohet qeveria dhe i jepet një zë shqetësimeve opozitare.

Kurse me atë që ka ndodhur sot, kjo nuk u bë. Nuk është thjeshte një përkrahje ndaj qeverisë siç mund ta shesë dikush. Por qartësisht një qëndrim politik i piketuar qartë për objektivin e Shqipërisë në BE.

Nëse deri dje, mund të kishte qëndrime bi-partizane të Parlamentit në lidhje me çështje të caktuara, sot dosja e anëtarësimit, duket kërkon një qëndrim më të qartë: o përkrahet Shqipëria në këtë rast, ose penghet. Siç ka ndodhur me Serbinë gjithë këto vite apo edhe vende të tjera. Parlamenti Europian me 57 vota ka vendosur po anëtarësimit. E ky është një qëndrim politik, i cili ka natyrisht shtysat e shkaqet e veta. Shtysat janë vendet që lëvizin BE; Gjermania, Franca, Italia, Holanda, vendet Skandinave etj etj, pore dhe mungesa e një bllokade nga vende që nuk e kanë me sy të mirë lidershipin e Tiranës. A, në këtë rast hyn lobimi, ku synimin e ka për të sheshuar problemet, ngase është e rëndësishme nga qendrat vendimmarrëse objektivi final.

Shkaqet: Nuk ka dyshim që ajo që ka akseleruar gjithçka është vullneti politik i mazhorancës për reformës në drejtësi, duke i dhuruar BE “sovranitetin”, me anë të ONM-së. e cila është në Kushtetutë.

Ky “sovranitet” është në një farë mënyre edhe prova që ka kaluar Kroacia, Rumania, Bullgaria apo vende të tjera para nesh përpara se të hyjnë në BE. Sovranitet që në realitet ka sjellë një problem të madh në Shqipëri, sa mund të bëhet reforma në drejtësi numër 2. E cila, nëse ka nerva e kurajo politike dikush mund ta bëjë krejt thjeshte e pa probleme sin ë rastin e parë. Pasi të gjitha energjitë e harxhuar kundër saj, jo vetëm kan djegur skenarët, por është kryer një eksperiment i plotë, që sipas të gjitha gjasave do të publikohen studime pa fund./ TemA