Lëvizja e Ervin Saljanjit në PD ka hasur një atmosferë abrasive prej një pjese të përkrahësve mediatikë të opozitës të atashuar në panele.
Shumë e çuditshme pasi armiku më i ri i Sali Berishës është llastuar e lançuar pa fund nga këto personazhet prej vitesh e vitesh, sa mund të thuhet pa frikë se në gjynahun që i kushtoi një vit burg, Saljanji ka edhe bashkëpunëtorë.
Por kjo mesele ka kaluar dhe harruar, sa koha sjell shumë gjëra të reja, të cilat dikur as nuk imagjinoheshin. Për shembull efekti kohë dikur shkaktonte deficit në lesht e kokës, e sot kemi suficit. Imagjino, në kohën e Enverit shitësit apo magazinierët, i rrasnin në burg jo për deficit po për suficit.
Kritizerët e sotëm të Saljanjit thonë se ai nuk e ka fuqinë e Sali Berishës, nuk e ka formatin e liderit, nuk e ka aftësinë për të qenë një udhëheqës i opozitës. Nëse analizohen këto përfunime, edhe mund të gjenden arsye, por ama ka një gjë. Që në realitet është fakt. Ervin Saljanji jo vetëm që është më i pranuar nga militantët e Partisë Demokratike, por edhe është edhe më i pakontestuari.
Takimi i Sali Berishës në Mirditë tregoi se demokratët e bazës padyshim që e kanë qejf doktorin, madje kanë 35 vjet që e kanë dashur pa fund. Por sot, ata shikojnë se doktori nuk është më një lider që i plotëson kërkesat e tyre. Sepse mban servile rreth e rrotull, vendos deputetë njerëz që nuk u duan strukturat, komandon kryetarë degësh që demokratët nuk i njohin fare, mban njerëz në krah që ata i urrejnë.
Kurse Ervin Saljanjin e shikojnë si një interlekutor, madje të pranuar me consensus. Me të cilin janë gati të ulen, të flasin, të diskutojnë, e të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë.
A është Saljanji një lider? Ndoshta sot jo, por fakt është se deri më sot, Saljanji, Alimehmeti apo Aulon Kalaja janë nga njerëzit më të votuar prej njerëzve që përfaqësojnë Partinë Demokratike.
Ky është një realitet që vetëm Sali Berisha dhe enturazhi i tij mediatik nuk e pranon, megjithatë mbetet realitet. i cili sa më shumë të injorohet aq më keq d të jetë për Partinë Demokratike dhe opozitën në përgjithësi.
Ervin Saljanji, keq apo mirë, ka nisur të propozojë një proces brenda PD. Një process i cili së paku është dialektik e në realitet është imperativ. Një proces që të çojë kah një adresimi politik për një transformim apo riformatim të PD. Frazë që Saljanji e ka shqiptuar, e për këtë ai është shpallur armik.
Në realitet vetëm nga Berisha dhe enturazhi i tij, pasi demokratët, përkatësisht militantët e bazës e kanë mirëpritur. Kjo është realpolitikë, e këtu as doktori dhe njerëzit e tij nuk mund të bëjnë gjë, ngase jemi në një fazë ku nuk ka kthim prapa.
Demokratët duan më shumë Saljanjin sesa Berishën, e bëhet fjalë për demokratët që nuk janë larguar. A do të jetë i aftë Ervin Saljanjit të bëhet një lider? Në fakt kohë ka, sapo ka nisur rrugën./Tema
Komente












