Ilir Alimehmeti, në një deklaratë të dhënë në vjeshtën e shkuar, kur ishte një mundësi që të shkohet në zgjedhjet ë parakohshme për Tiranën, deklaroi se ai nuk ishte për gara sprinti por maratonë.
Një deklaratë, që e lexuar në kompleksitetin politik të saj, nënkuptonte jo vetëm garimin në zgjedhjet për një mandat të plotë për bashkinë e Tiranës, pra 2027-n, por edhe një angazhim të gjatë të tij aktiv në politikën e Partisë Demokratike. Së paku kështu u mor.
Me një zgjuarsi të theksuar, “Doktori i ri” i Partisë Demokratike, së paku nga ajo që thuhet ka aritur t’i marrë doktorit të vjetër një premtim për ta kandiduar atë për bashkinë e Tiranës.
Premtim, i cili duket u lexua mes reshtash edhe nga deklarata e Sali Berishës, i cili skualifikoi Florjan Binajn, duke thënë se kandidati do të jetë nga radhët e partisë. Deklaratë, e cila u kuptuar nga të gjithë, apo së paku shumica, si një mesazh për doktor Alimehmetin. Por për të parë a është premtimi i dhënë një pakt apo marrëveshje politike, duhet pritur edhe ca. Sidomos zgjedhjet e brendshme në PD, si dhe zhvillime të tjera të vrullshme që mund të ndodhin në muajt që do të vijnë, e mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave.
Megjithatë, fakt është se deri tani, Alimehmeti, duket se e ka marrë “bekimin” e “old doctor”, së paku në sytë e mjaft personazheve brenda PD-së, ku natyrshëm ambicjet e gara e bendshme është e madhe.
Ky “bekim” verbal i Sali Berishës për kandidatin për të cilin të gjithë kanë menduar Alimehmetin, ka dy arsye se përse është dhënë.
Së pari, nëse është kështu, ka meritë “doktori i ri” pasi ka aritur të siguojë një deal për një angazhim të tij, që sido që të jetë përbën një zhvillim të rëndësishëm për karrierën politike.
Së dyti, edhe nëse nuk ka deal, ose së paku, “old doctor” nuk e ka vulosur, Sali Berisha isht i detyruar që të mos e hidhte poshtë kolegun e ri, në një kohë që është rrethuar nga “rebelët” e Ervin Salianjit.
Por edhe në këtë pikë, nuk kemi të bëjmë vetëm me “fat” të Ilir Alimehmetit. Ajo kafja e tij e bujshme me kandidatiin e përjashtuar për kryetar të PD-së, duket ka qenë një lëvizje e qëlluar dhe dinake.
Por deri këtu, gjithsesi situata është krejt në fillimin e saj. Madje në fillim fare. Marrja përsipër e garës së Tiranës nga Ilir Alimehmeti është një zhvillim, ku natyrisht ai nuk humb pak ose aspak, ngaqë nuk ka nevojë të lërë mandat.
Megjithatë, ajo ç’ka mund të fitojë nuk është thjeshte një post publik, mundësia e të cilit është mjaft e vogël, por mund të hapë një kapitull politik jo vetëm pë veten e tij, por për opozitën, madje edhe më gjerë për opozitën shqiptare.
Shansi më i rëndësishm i fushatës së Alimehmetit, duke u nisur nga profili i tij jo polarizues, është që gara e tij të jetë si një take off i ngjitjes së tij të natyrshme politike jo thjeshte në një post, por në një zhvillim.
Posti në vetvete nuk është gjithmonë një përparësi, përkundrazi në pjesën më të madhe është një makinë torture, ku për të mbijetuar duhet të jesh ose talent natyral, ose i superstërvitur.
Lulzim Basha është modeli më i fundit i provës se jo gjithmonë posti i kryebashkiakut është një mundësi për take off, por jo një garanci për të qëndruar në ajër e për tu ulur në mënyrë normale me “rrota” në tokë.
Ndërkaq, problemi i vërtetë i garës së mundshme të Ilir Alimehmetit për kreun e bashkisë së Tiranës është “old doktor”. i cili, si një mjeshtër i politikës ku tashmë është më i vjetër sesa në profesionin e mjekut, mund t’ja përdorë kandidimin si grackë.
Sç në një farë mënyre ndodhi me Belind Këlliçin, apo edhe me të tjerë kandidatë, jo vetëm në PD fundi fundit por kudo. Domethënë, nëse fiton, ka triumfuar partia e nëse humb, ka ndodhur për faj të kandidatit.
Gara për bashkinë e Tiranës është më së shumti një garë politike e nivelit të lartë, ku edhe nëse nuk arrihet fitorja me të parën, tërheqja më pas është gabimi më i pafalshëm.
Logjikisht, prekja e pedanës së kërcimit të kandidimit, nuk është gjë tjetër veçse hyrja në garën e peshave të rënda, ku nëse shpëton “gjallë” duhet të luftosh deri në fund.
Shansi me këtë garë i Ilir Alimehmetit është që të mos jetë thjesht një gentlemen i “doktorit të vjetër”, po të krijojë një koalicion të gjerë politik në terrenin jo vetëm të Tiranës, që ai të bëhet “doktori i ri” i Partisë Demokratike.
Një doktor i ri, që në radhë të parë, siç do t’a shikojë edhe vetë rrugës, i duhet të bindë me hir apo pahir të vjetorin të dorëzojë “stetoskopin”. Megjithatë, deri në nisjen e garës, ka mjaft zhvillime për tu parë e analizuar…./ TemA
Komente











