Ylli pata: Apeli i Ryerson-it, këmbanë finale për Partinë Demokratike

Ylli pata: Apeli i Ryerson-it, këmbanë finale për Partinë Demokratike

Ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas rrëzimit të komunizmit, William Ryerson, i cili publikoi dje një deklaratë për gazetën në gjuhën shqipe Illyria, që publikohet në New York, e dinte se ajo do të kishte efekt viral.

Dhe realisht, edhe pse u fsheh nga disa media në Tiranë, apo Prishtinë, ajo deklaratë e ambasadorit të SHBA-së në vitet e para pas rrëzimit të komunizmit u lexua shumë.

U lexua, sidomos nga ajo pjesë e opozitës, e cila ka të ngulitur në kokë se të gjithë ambasadorët e SHBA-së që kanë ardhur pas tij në pushtet kanë pasur inat Sali Berishën. E çuditshme se pse nuk mendojnë të kundërtën, që ky i fundit, pra Berisha, të ketë pasur inat ambasadorët e SHBA-së, që i kanë përcjellë një qëndrim nga Uashingtoni që nuk i pëlqente doktorit.

Të përpunuar nga propaganda e Berishës, madje u arrit deri aty, sa jo vetëm hapën opinione se SHBA e ka mbushur ambasadën me komunistë e sigurimsa, por thonin që edhe lotaria amerikane u bie më shumë ish-oficerëve të kohës së Enver Hoxhës. Budallallëqe të tilla ekspemplare nuk se vinin nga thashetheme kafenesh e opinione pijetoresh, por janë përpunuar si propagandë që dilte nga zyrat e politikanëve që u përplasën me qeverinë amerikane.

Për kronikë, ambasadori Ryerson, bënte thirrje thuajse të qartë që opozita mos të lidhë “konopin” te Berisha, pasi nuk do të qullosë gjë, megjithëse mesazhi i tij ishte universal.

“Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes”, tha diplomati amerikan, i cili prej shumë vitesh është në pension, i tërhequr totalisht nga aktiviteti publik.

E thënë nga goja e Ryerson-it, apeli për të mos përqafuar të shkuarën, duket se është një kambanë që sipas gjasave është nga të fundit, e cila do të bjerë për të paralajmëruar për tu thirrur logjika.

Po përse ka rëndësi qëndrimi i William Ryerson-it? Ai përfaqëson realisht njeriun që ka qenë dëshmitarë i një durimi të tepruar të qeverisë së SHBA ndaj Sali Berishës, por edhe shembulli i gjallë se Partia Demokratike ka ardhur në qeverisjen e vendit më 22 mars 1992, vetëm se ka pasur mbështetjen e Perëndimit. Ndryshe, thjesht do të priste zgjedhjet e radhës, pasi në vitin 1991, përkatësisht më 31 mars PPSH e Ramiz Alisë fitoi 2/3 e deputetëve të Parlamentit. Në disa vende të Lindjes dhe ish-Bashkimit Sovjetik qeverisën disa kohë ish-partitë komuniste.

Por ishte SHBA dhe i gjithë Perëndimi i rreshtuar për ta ndaluar vijueshmërinë në pushtet të ish-komunistëve shqiptar.

Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Parlamenti zgjodhi një qeveri nën kryesimin e Fatos Nanos, ministrat e së cilës së bashku me kryeministrit ishin më shumë të trishtuar sesa të gëzuar se u zgjodhën në krye të vendit.

Nano, ndërmori një tur të menjëhershëm diplomatik në Europë, por qeveritë perëndimore e pritën ftohtë dhe nuk i dhanë asnjë grosh. Arka e shtetit shqiptar ishte bosh dhe vendi nuk kishte lukuidet as për të paguar pensionet.

Pikërisht nga mos përkrahja ndërkombëtare PS-ja bëri një hap prapa dhe pranoi që të krijonte një qeveri të përbashkët me PD-në deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbaheshin pas një viti.

Klima e Perëndimit me qeverinë e koalicionit qe krejt ndryshe; nisën ndihmat urgjente ushqimore dhe financiare. Qeveria e drejtuar nga dyshja Ylli Bufi-Gramoz Pashko ishte e përkthelur e Perëndimit. Këtu nisën të vijnë rresht politikanët më të lartë e të rëndësishëm që nga Sekretari i Shtetit të SHBA, James Backer, e me radhë kryeministri i Italisë, Presidenti Italian, qeveritarët e Gjermanisë, krerët e Komisionit Europian etj etj.

Perëndimi, e përkrahu Sali Berishën, edhe kur ky i fundit rrëzoi qeverinë e koalicionit, apo edhe kur ka urdhëruar për trazira e rrëmuja, pasi në fund të fundit ata kishin zgjedhur partnerin e tyre të natyrshëm-opozitën antikomuniste dhe një gjeneratë të re politike.

Ambasadori Ryerson, madje mori pjesë në një tubim të opozitës, ku tha frazën e famshme e të shumë diskutuar se “shpresoj që shqiptarët do të lënë pa punë sih-komunistët”. Një frazë që u keqpërdor nga Sali Berisha dhe u deformua nga disa socialistët të irrituar me SHBA, pak muaj më pas kur qeveria e PD-së me anë të nenit famëkeq 24/1 nisi pushimet masive nga puna, jo vetëm të atyre që punonin në organet e diktaturës, por edhe në ndërmarrjet normale shtetërore.

Hiqeshin punëtorë të thjeshtë apo ekonomistë nëpunës, thjesht për t’i zëvendësuar me kushërinj, krishqi, apo militantë, duke ndërtuar kështu një regjim totalisht tribal e të politizuar.

Koncepti i deklaratës së ambasadorit Ryerson ishte i qartë, duke përdorur një metaforë që përdoret shpesh në SHBA dhe botën perëndimore. Pasi “lënia pa punë” e një partie ka të bëjë me ikjen nga qeveria, e nuk mund ta kuptonte diplomati amerikan, se mentaliteti i “antikomunistëve” ishte i njëjtë me atë të komunistëve të Enver Hoxhës: “të heqim kulakët e të punësojmë  tanët”.

Nejse, logjika në këtë rast ka të bëjë, që edhe pas disa faulesh të njëpasnjëshme ishte perëndimi që e ka mbështetur Sali Berishën për të ardhur në pushtet. Në momentin kur SHBA dhe Europa u ftoh me të, ai nisi rrëshqitjen, vetëm 6 muaj më pas në korrik të vitit 1992, kur humbi zgjedhjet lokale. Pastaj me referendumin e Kushtetutës më 1994 e zgjedhjet e 1996, thjesht u konsiderua nga qeveritë perëndimore një politikan që “minon demokracinë”.

Ndërkaq, ka edhe një tjetër rëndësi deklarata e Ryerson, pasi atë, njerëzit e Berishës nuk mund ta akuzojnë si “sorosjan”, pasi ai ka dalë në pension që prej 20 vjetësh. Plus që edhe ata që i mëshonin më fort këtyre qëndrimeve “konservatore” si Evi Kokalari, tani janë në sherr të fortë me foltoren.

Gjithsesi, ardhja e deklaratave e qëndrimeve të arsyeshme dhe të argumentuara nga diplomat e politikanë perëndimore drejtuar PD-së, tregon respektin që ata kanë për shqiptarët dhe atë pjesë që mbështet opozitën. Por nuk ka gjasa që të vijonë pafundësisht nëse nuk ka reagime, pasi me murin nuk flitet dot. E atëherë do të nisin veprimet konkrete, si ai që u morn ë Roterdam…/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deda: 03/06/2022 00:31

    Rajersoni foli per "udheheqes te vjeter". Jo partish por te shtetit. Berisha nuk eshte, Meta qerohet ne Korrik. Llogarite sikur flasin per kete kryeimoralin tuaj Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja