Protesta e 22 marsit e Partisë Demokratike kishte mjaft pritshmëri për disa arsye, pavarësisht zhvlerësimit të institucionit të protestës nga lidershipi i PD-së ndër vite.
Kishte pritshmëri pasi ishte eventi i parë i këtij lloji pas votimit të 12 marsit për rastin Balluku, për të cilin opozita e Sali Berishës dhe o vetëm, kanë bërë betejë që nga fundi i vitit të shkuar.
Duke sjellë pritshmërinë e një përmbysjeje politike, ndoshta edhe të fortë në vend pas zgjedhjeve të 11 majit 2025. Nga ana tjetër, pritshmëria ishte edhe si pasojë e një ngërçi apo polemika ndërmjet mazhorancës dhe kancelarive europiane, kryesisht Gjermanisë. Të cilën, opozita aktuale tentoi prej kohësh ta përdorë(krejt legjitime), pore dhe aspekti ceremonial i 22 marsit si një simbolikë politike.
Partia Demokratike kishte të gjithë mundësinë që të përgatiste një protokoll kompleks komunikimi publik, të përcillte mesazhe dhe qëndrime politike të forta, të jepte propozimet e saj, e natyrisht të vendoste afate për kërkesat dhe idetë e veta. E mbi të gjitha të merrte përsipër udhëheqjen e opozitës politike anti-PS në Shqipëri, drejt një tranzicioni politik për tu shndërruar në një “gjë ndryshe” në një alternativë politikë. E cila natyrisht nuk vjen brenda ditës, por është një process që merr kohën dhe fazat e veta.
Por Sali Berisha zgjodhi strategjinë e “demonstratës”, ku verbit do t’ja zinte vendin shishja e benzinës e lidhur me kutinë kineze të mbushur me barut. Të cilat i shpërndau në një intenerar kaotik, ku plani paraprak(nëse kishte) u zëvendësua me “kap çtë kapësh” ndonjë shënjestër ambulante.
Arsyeja e kësaj zgjedhjeje paska kaotike ishte natyisht mungesa e përgjigjes popullore për të dhënë një mesazh politik bindës. Pjesëmarrja më e vogël se herët e tjera në një termin politik sfidues dhe super të investuar, nuk e justifikonte mbajtjen e një tubimi mesazh përçues.
Referuar numrave, shqiptarët nuk i kanë besuar narrativës së Partisë Demokratike në rastin Balluku, ndërkohë që për të marrë vesh të kundërtën, pra a i beson narrativës së mazhoancës duhet pritur sondazhi i radhës apo votimet e radhës.
Nga ana tjetër, protesta e djeshme shkëlqeu nga mungesa e “dërgatës së Berlinit” apo siç e quajti Edi Rama “mërgata e qyqeve” të cilëve Sali Berisha u dërgoi një mesazh me anë të flamurin gjerman, të tipit se e dinte shumë mirë se çfaë kanë biseduar atje. Ku ndër të tjera, të tërë zërat e rëndësishëm i kanë kërkuar largimin e Sali Berishës nga drejtimi i opozitës shqiptare.
Flamuri gjerman dhe ai i BE-së i valëvitur nga personat e caktuar nga doktori ishin e vetmja e re e protestës së djeshme, e cila u vu re nga shumica e komentatorëve të atij zhvillimi.
Por kjo e re, e cila në fakt ishte një mesazh i koduar, që u mor vesh menjëherë pas deklaratës së ambasadës gjermane.
Ndërkohë, e reja më e rëndësishme e protestës së 22 marsit ishte mungesa e Ervin Saljanjit. i cili për herë të parë rrëzoi komplekset që i sillte doktori, nuk mori pjesë në procesionin e molotovëve, madje shkroi edhe një deklaratë të fortë.
Kjo thyerje e fortë ishte një zhvillim politik, që nëse vërtet do të vlerësohet nga aktorët, në këtë rast nga Saljanji, atëherë do të hapë një proces të ri i cili mbyll përfundimisht tranzicionin e dashurisë për molotovët.
Komente












