Ylli Pata: Ç’përfaqëson dhe çfarë sjell hyrja e Ilir Metës në selinë e SPAK

Ylli Pata: Ç’përfaqëson dhe çfarë sjell hyrja e Ilir Metës në selinë e SPAK

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndësishme, por që natyrisht nuk është aspak e re. Ilir Meta, është pyetur në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të ashtuquajturën aferë “CEZ-DIA”.

Ka shumë gjasa që, si edhe me rastin e Shkëlzen Berishës për aferën “Gërdeci”, panelet e darkës ta harrojnë, e të shpikin një çështje tjetër, apo do të nxjerrin ndonjë “video erotike” të radhës.

Gjithsesi, ajo që është evidente me të gjitha hetimet e “rilindura” siç ka dëshirë ta komentojë edhe Ilir Meta, është se nuk kemi të bëjmë aspak me një zhvillim anormal.

Si hetimet për aferën Gërdeci, ato për 21 janarin, ashtu edhe ajo e CEZ-DIA, janë hetime të cilat janë kryer më parë, kanë nxjerrë gjëra rrugës, por janë penguar nga drejtësia e atëhershme.

Siç dihet nga Gjykata e Lartë që mbylli hetimet për 21 janarin, apo ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla që mbylli dosjn CEZ- DIA, për të cilin kishte edhe një komision parlamentar. Komision i cili natyrisht u orientua nga mazhoranca, por hetimi nuk mund të mbyllej, së paku pa pyetur të gjithë protagonistët e kësaj dosje.

E siç dihet, çështja e CEZ-it apo edhe e CEZ-DIA-s ka elemente të fortë brenda saj të abuzimit.

Dosja CEZ-DIA ishte një nga çështjet e para që u hap pas vitit 2013 në Shqipëri, e kjo ndodhi si pasojë e procesit ndaj Kastriot Ismailajt, deklaratave të drejtorit të tij që kishte qenë edhe në partinë e Ilir Metës, si dhe avancimin e fakteve publike nga juristi Romeo Kara.

Ishte pikërisht hapja e CEZ-DIA-s që solli një “revolucion permanent” në Shqipëri, që ju kundërvu reformës në drejtësi, shkarkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve që ose refuzuan vettingun ose u rrëzuan, e natyrisht sulmit pa fre, të të gjithë politikanëve dhe diplomatëve perëndimorë.

Ishte pikërisht çështja CEZ-DIA që ribëri bashkë Sali Berishën dhe Ilir Metën, pas sherrit të egër që patën për çështjen që hapi Tom Doshi me akuzën për vrasje.

Aleanca Meta-Berisha, u kthye realisht në një pol politik, mediatik, social, e natyrisht financiar, që si synim bazë të saj kishte të bllokonte instalimin e reformës në drejtësi, egërsinë kundra çdo zyrtari apo diplomati ndërkombëtar që mbronte reformën.

Si pasojë, ndodhën çizmet në Kuvend, çadra, tentativa për bllokimin e zgjedhjeve të 2017-s, të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve.

E gjithë kjo strategji, zhurmë, që ka pasur natyrisht edhe pjesë të tjera mizaskenash, duke nisur nga Babalja apo të tjera, rezultoi se ishte e kotë dhe e dështuar.

Nëse nuk do të zhvillohej e gjitha kjo, atëherë SPAK do ishte ngritur më herët, hetimi mund të përfundonte gjithashtu më herët, e nëse vërtetë Ilir Meta siç thotë nuk ka asnjë problem, mund të ishte shumë më i qetë se sot, ku ishte bërë helm.

Çështjet e vjetra, që u kthyen në skandale të mëdha, janë realisht shkaku për të cilën ndërkombëtarët inicuan dhe mbështetën reformën në drejtësi.

Pasi pushteti politik, zgjodhi një kryeprokuror të komanduar pikërisht për të mbyllur të gjitha çështjet që kishin dalë, duke nisur nga vrasje e katasterova si 21 janari e Gërdeci, e deri tek skandale me fonde publike si CEZ, Alpetrol, etj etj.

E këtu në fakt nis edhe e gjithë kjo fabul që disa herë shqiptohet qartë nga ndërkombëtarët: Mbyllja e kapitullit të pandëshkueshmërisë. Që do të thotë: ata që kanë tentuar të ndalojnë hetimet e pengojnë drejtësinë, ta kuptojnë se këtu nis reforma, ngaqë ky është shkaku.

Megjithatë, duket se edhe pse çështje të vjetra, të hetuara njëherë e më pas të lëna përgjysëm, duket se kemi të bëjmë me një hetim më të thellë të skandaleve të mëdha. Që në fakt është ajo që pret publiku, siç u tha për Gërdecin, që përveç çështjes së tragjedisë, ka edhe një çështje në vete për korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Për shembull çështja CEZ-DIA, nuk mund të hetohet pa u hetuar që në gjenezë privatizimi i OSHE-së, për të cilin u fol për teransaksione të frikshme cash-I të nxjerrë nga bankat, e të përdorura për zgjedhje.

E ku personazhe të asaj dosje, sot po ndërtojnë në Tiranë, fare pranë zonës ku ndodhet edhe ish-kompleksi “Partizani”, çështje e cila është e gjitha nën hetim. Nuk dihet sesa SPAK ka gërmuar, por çdo çështje del edhe rrugës; si procesin e hetimit e si në gjykatë. Vetëm se në këtë rast gjëja më e dëmshme është politizimi dhe shantazhi ndaj drejtësisë.

Por duket se pikërisht kjo do të ndodhë, sepse kështu ka ndodhur, duke ushqyer një revolucion permanent. i cili nuk se ishte rastësor, por i planifikuar me kujdes, për të cilin pas humbjes së 2013-s u firmosën kontrata konçensionare që nuk ishin gjë tjetër veçse karburanti i këtij revolucioni…

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja