Nicholas Maduro, kishte prej më shumë se 5 vjet që nuk i besonte njerëzve pranë partisë dhe parisë së tij. Madje ai nuk i besonte më indigjenëve venezuelianë metis, që përbënin bazën e të majtës së Hugo Chavezit dhe pushtetit jetëgjatë.
Prej më shumë se një viti, Maduro, i cili ishte njeriu i zgjedhur nga Fidel Kastro në afim të shekullit të ri për të trashëguar pushtetin e Chavezit, është një kubanez me kombësi. Madje edhe gjuhe që ai përdor është spanjishtja galiciane siç flasin meksikanët, kubanezët, apo popujt e tjerë latinë të Karaibeve. Prej dy vitesh, Maduro nuk i besonte askujt dhe ja la të gjithë fatin e regjimit të tij shërbimit sekret të Kubës, madje mori edhe një battalion “gorillash” nga vendi i tij i origjinës.
Rezultati: Presidentin e braktisën të gjithë, duke e lënë në fatin e truprojave kubane gjatë operacionit amerikan të 3 janarit. Maduron e shitën njerëzit e tij, që krijuan një koridor negociate me amerikanët. Kanë kaluar dy muaj dhe regjimi nuk ka ndryshuar por Maduro është përmbysur.
Në Iran, pas vrasjes së Khameneit, alternativa e ofruar me bomba nga izraelitët dhe amerikanët ishte zgjedhja e një udhëheqësi më të moderuar se ajatollahu radikal. Por skifterët e regjimit, përkatësisht krahu ushtarak i tij-Garda Revolucionare, zgjodhi djalin e Khameneit, duke rrënuar thelbin e ideologjis së revolucionit të 1979. Edhe pse teokratik dhe kriminal, regjimi mbahej tek një ideologji anti-Shahut, i cili ishte një aleat i perëndimit. Me Mojtabën, skifterët duan të shtyjnë kundër rrymës dhe ndryshimit. Madje po japin mesazhet që për të ruajtur këtë regjim, janë gati të harxhojnë të gjitha raketat e dronët kamikazë, madje e quajnë krenari të bien shehid(martir) kundër Perëndimit.
Në këto diskutime lufte, ku siç dihet viktima kryesore në këtë rast është e vërteta, edhe mjedisi ynë nuk ka mbetur pa u infektuar nga reminishencat e ajatullahëve.
Një dron kamikaze ka mbërritur në mjedisin mediatic shqiptar prej një azilanti politik, i cili, nga posti i drejtorit të një institucioni shtetëror, u arratis me argumentin se “donin ta vrisnin” Sabit Brokaj e Spartak Braho.
Prej vitesh në kërkesë azili, droni kamikaze nga Zvicra bënte thirrje se për të rrëzuar “regjimin e Edi Ramës” duhet të ketë njerëz që bien shehid.
Natyrisht që nuk i vetë ofronte “imami-laik” ngase këtë ja kërkonte xhematit besimtar opozitar, që duhet ta ngulisë në tru se nuk e mundin Edi Ramën me zgjedhje, ndaj duhen shehidë.
Në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Sikur Lulzim Basha të jetë në krye të PD-së, pa Sali Berishën rrotull jo vetëm merr rezultat më të mirë se doktori, por dhe mund të fitojë. Në zgjedhjet e 2011, Luli bëri fushatë pa doktorin nëpër këmbë, pavarësisht se establishment i tij ishte. E mbani mend rezultatin?
Në 25 prillin 2021 me Sali Berishën e Ilir Metën kundër mori një goxha rezultat. Mendo sikur sot opozita të ketë jo vetëm një lider të ri, por edhe një një klasë të re e të përgatitur politike. Nuk ka nevojë fare as për shehidë e as për dronë kamikazë. Mjafton të bëjë zgjedhje e të sjellë një ekip të ri, jo thjesht më të bukur më pamje, por në mendje. Shqipëria ka nevojë për një pajtim dhe ide të reja, jo viktima të tjera. E pse? Që Peti prej vërteti të bëhet ministër duke përfituar nga Loni prej betoni!
Komente









