Ylli Pata: Lëvizjet dhe emrat e Berishës në betejën e 6 marsit

Ylli Pata: Lëvizjet dhe emrat e Berishës në betejën e 6 marsit

Edhe pse Sali Berisha nuk ka hyrë ende në brendinë e fushatës për 6 bashkitë ku do të votohet më 6 mars, në zonat ku do të zhvillohet beteja, ka nisur puna prej kohësh. Madje po flitet edhe për emra konkretë.

Kështu përshembull, në një bashki shumë të rëndësishme, që është bastion i rëndësishëm i opozitës siç është Shkodra, këto ditë po qarkullojnë si emra të mundësh si kandidatë për kryetarë bashkie ajo e Xhemal Bushatit nga ana e PD-së zyrtare dhe e Bardh Spahisë nga fraksioni politik Meta-Berisha.

Përveç Bushatit, nga ana e PD-së zyrtare, pra të Bashës ka qarkulluar edhe emri i ish-deputetes Izmira Ulqinaku si edhe kryetarit aktual të Partisë Demokratike të Shkodrës, Xhevdet Amuli.

Megjithatë, duket se kuotat më të larta për të marrë OK edhe nga qendra i ka Bushati, i cili ka qenë edhe deputet por edhe kryetar i këshillit Bashkiak, gjatë mandatit 2015-2019 të Voltana Ademit. Vendimi i Lulzim Basha për të vendosur kreun e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj si drejtues politik të Shkodrës, duket se është bërë më shumë për të rritur shkallën e përfaqësimit, e të ruajë nga sulmet kreun e deritashëm, deputetin e PD-së Helidon Bushati.

Gjithsesi, në këtë betejë ka një zhvillim që është mjaft interesant. Në rastin e Shkodrës, por edhe në Bashki të tjera, LSI-ja nuk pritet të paraqesë kandidatë që vijnë nga kjo forcë politike se përndryshe nuk do të ketë rezultate.

Në Shkodër, në nivel bashkie LSI është ndarë dobët në zgjedhjet e 25 prillit, ndryshe nga qarku ku ka marrë një numër më të madh votash. Megjithatë, është Ilir Meta, shikohet edhe sot në qëndrimet e forta politike që e mban iniciativën politike.

Kjo duket se ka dy arsye; Berisha nuk ka sesi të dalë direkt në mbështetje të njërit kandidat, pasi mjafton një qëndrim politik nga zyrtarët e SHBA se “kushto që mbështet Berishën nuk e përkrahim”, për të dhënë një goditje vdekjeprurëse elektorale. E në fakt, edhe pa folur zyrtarët e SHBA, mjafton të citohen deklaratat e bërë në disa intervista nga Ndihmës sekretari Gabriel Escobar, për ta rikujtuar këtë vijë të qartë politike.

Pra kemi kandidatura dhe grupim në bazë nga njerëzit e Berishës, por që politikisht përfaqësohen nga “shefi elektoral” Ilir Meta. Natyrisht një taktikë e përkohshme, pasi sipas gjasave pas 6 marsit do të ketë një strategji më të ndryshme. Këtij grupimi politik i duhet realisht një rezultat elektoral diku nga 6 bashkitë, për ta përdorur si “çengel” për ty kacavjerrur më lart në të ardhmen.

Më shumë se rezultat, i duhet një zhurmë elektorale, pasi çdo kandidat i partisë Meta-Berisha nuk ka asnjë gjasë që të arrijë fitore. Ajo që mund të arrijë si objektiv ky grupim është shkaktimi i humbjes së PD-së së Lulzim Bashës. E sidomos një humbje në Shkodër do të ishte dërrmuese. Këto zgjedhje të pjesshme do të kenë një mandate të shkurtër; vetëm një vjeçar, por për çdo kandidat që fiton si nga PS, ashtu edhe nga PD, është e qartë se po arriti një rezultat pozitiv të qartë më 6 mars, e ka krejt të thjeshtë pastaj rikandidimin në zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2023.

Aq të rëndësishme janë këto zgjedhje, sa “Komisioni i Rithemelimit” është tërhequr aq fort, po aq fort sa ka anuluar edhe vendimin e “Kuvendit të Air Albania” për të shkarkuar gjithë krerët e PD-së dhe të “referendumit të 18 dhjetorit” për të shkarkuar Lulzim Bashën nga posti i kryetarit të PD-së.

Njerëzit e Berishës, por edhe të partive të vogla që janë dukshëm aleatë të tij dhe të Ilir Metës, po flasin për “negociata”, “kandidatë të përbashkët” e gjëra si këto.

Po si mund të ketë kandidatët të përbashkët e negociata ndërmjet grupeve që kanë luftuar fizikisht me njëri-tjetrin, i kanë thënë të fundit e kanë përjashtuar e shkarkuar strukturat në mënyrë të dyanshme.

Bardh Spahia, nëse do të jetë kandidat i përbashkët i LSI-së e grupit Berisha do ta ketë shumë të vështirë lëvizjen politike për të “çarë politikisht”, megjithëse është fakt se mund t’i prishë mjaft punë kandidatit zyrtar të PD-së.

Nga ana tjetër, Shkodra ka edhe një specifikë tjetër që nuk e kanë bashkitë e tjera ku do të votohet më 6 mars. Anavtazhi i PD-së, sidomos në qytet ndaj Partisë Socialiste është i madh, referuar si rezultatit të zgjedhjeve vendore të 2015-s apo ato parlamentare të 25 prillit të vitit të shkuar. E kjo diferencë e bën betejën e Shkodrës me një avantazh më të madh krahasuar me bashkitë e tjera. Ndërkaq, Durrës, Dibër, por edhe në Vorë e Rrogozhinë, përplasja thjesht ndihmon PS-në, e cila përveç Dibrës në të gjitha bashkitë e tjera e nis me avantazh dhe ka shumë gjasa që beteja të mos jetë e vakët siç mund të pritet në Shkodër, ngaqë nga fitorja e bashkisë më 6 mars varet edhe rezultati i zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, por edhe atyre parlamentare/ TemA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin