Ylli Pata: Linçimi berishjan; një strategji terrori në politikën shqiptare

Ylli Pata: Linçimi berishjan; një strategji terrori në politikën shqiptare

Ish kryeministri Sali Berisha

Sulmi me batare në ditët e fundit ndaj Roland Bejkos dhe Edvin Kullurit nga mediat pranë Berishës kanë pjesë e një serie replikash që duken si dejavu. Një fenomen paranormal që nuk ka të bëjë vetëm me sulmet e kundërsulmet e “argatëve të Edi Ramës” por edhe me një fenomen që është kthyer realisht në një karikaturë politiko-intelektuale.

E duke e nisur me këtë të dytën, ka personazhe si Fatos Lubonja që japin idenë se lineimi i tyre me foltoren pra me Berishën e Metën ka ndodhur pasi e shohin si të vetmen mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga Putinizmi që sipas tij vjen nga SHBA. Një tragjikomedi tallava që nuk ka logjikë e sens ku të mbështetet.

Sot, por edhe dje e pardje e gjithmonë, sidomos kur ka një sistem balancues dhe jo diktaturë që s’lë askënd të pipëtikë, mbreti është argumenti, faktet, logjika e jo krijimi i armiqve imagjinarë siç bën foltorja dhe Fatos Lubonja.

Ky i fundit mbron idenë se Rama është putinist dhe për këtë e kanë ndihmuar, Donald Lu, Romana Vlahutin e Yuri Kim. Po kur vjen puna e luftës në Ukrainë, Lubonja është prap me Putinin.

Ky është fiks një mekanizëm i qartë i sindromës së Stokholmit, kur viktima bëhet me dhunuesin. Pasi nëse ka një fenomen regresiv, të dhunshëm, e natyrisht agresiv që mbizotëron në 30 vitet e postkomunizmit shqiptar është linçimi ndaj atyre që konsiderohen si “të besdisshëm”.

Linçimi si fenomen ka nisur menjëherë sapo u rrëzua komunizmi dhe ka qenë në përmasa dramatike e tragjike. Aq sa deklarata e Fatos Nanos u kthye në profeci. i pyetur nga një media prestigjoze europiane në vitin 1991, se përse nuk jep dorëheqje, kur ishte kryeministër, Nano u përgjigj: “Në Shqipëri dorëheqja është kokëheqje”. Një deklaratë që rezultoi profetike kur Nano u degdis në qelitë e 313 e më pas në atë të burgut të Bënçës.

E linçimi mediatik si valangë u shoqërua me largimin nga puna të të gjithë familjarëve, me kërcënimin e familjarëve, deri edhe agresionin ndaj fëmijëve. Kështu ndodhi edhe me Gramoz Pashkon, e shumë kritikë të Sali Berishës. Të cilët provuan në lëkurë të tyre një batare barbare, të tmerrshme. Por një pjesë e mirë të këtyre personazheve, që nga Nano, i ndjeri Pashko po edhe të tjerë u bënë ortakë me Berishën, sikur asgjë kishte ndodhur.

Natyrisht që ishte një veprim jo normal, e koha e vërtetoi se gabonin. Kush dhunon njëherë nuk mund të bëhet terapeut apo aq më pak  bashkëpunëtor.

E pikërisht ky fenomen i kujtesës së shkurtër për interesa të vogla pragmatiste solli që të vijohej ai fenomen i frikshëm i linçimit. Ku çdo njeri që nuk mendon si ti, duhet të jetë i poshtër, i zi, antinjeri. Po pse? Thjesht se i ka dalë përpara rrugës. Siç sot Roland Bejko, apo Edvin Kulluri. Që nuk janë as të parët e as të fundit.

Sali Berisha ka linçuar Azem Hajdarin, njeriun që e mori dhe e prezantoi me studentët në dhjetorin e vitit 1990. Ne kemi kujtesën e shkurtër, por a e mban mend kush çfarë kanë thënë njerëzit e Sali Berishës për Rudina Hajdarin, kur ajo nuk pranoi të linte mandatin? Çfarë s’i thanë, çfarë nuk e shanë. Sot, kur Rudina është bashkuar me foltoren u harruan të gjitha. E njëjta, me Jenisherin, Murrizin apo Kujtim Gjuzin super vip.

Pikërisht kultura e linçimit ka sjellë që shumë figura dhe njerëz të njohur të PD-së ndër vite të mos flasin, të mos shprehen, pasi kanë frikë se dikush do tu prishë biznesin, do t’i shajë gruan, fëmijët, familjarët, ndaj rrijnë urtë.

Para disa vitesh ka pasur pronarë mediash që janë kërcënuar dhe linçuar pa asnjë të drejtë nga Berisha dhe sot janë mbështetës të fortë të tij. E ku teoritë e konspiracionit rrotullohen a di shumë doktori, apo kanë frikë nga linçimi ata që janë zbythur.

Po mirë ku mund të shkohet me teorinë e linçimit? Pasi mund të sulmohet personi e jo ideja! Ajo do të vijojë gjithmonë të thuhet, diskutohet, shtrohet e debatohet. Natyrisht nga njerëz që nuk ja ndjen për linçimin,  sepse nuk kanë asnjë skelet në rafte.

Si Roland Bejko për shembull, i cili e ka çmendur Berishën pasi përfaqëson të kundërtën e tij: është demokrat i orëve të para, nga Lazarati, intelektual, flet disa gjuhë të huaja, nuk shan, qesh nuk nxin e në fund dëgjon shumë. Si për të treguar se demokratët dhe e djathta nuk janë Berisha, por njerëz si të gjithë ku ka nga të gjithë llojet, rëndësi është që përgjithësisht të jenë qytetarë e të edukuar.

E pikërisht kjo është diferenca e kulturës politike që dallon nga Berisha. Të gjithë që mendojnë si ai mund të kenë kundërshtime por nuk linçojnë askënd. Thjesht kanë një ide të tyre për komunikimin…

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledi: 30/03/2023 22:41

    Saliu dhe Lubonja jane nje prerje dhe eshte fatkeqesi kombetare te bazohesh ne llogjiken e tyre.Kjo ideologji ka 32 vjet qe vazhdon dhe vendi po ecen me hapat e breshkes persa i pwrket demokracise.Lincii kundershtarit eshte veprim fashist dhe jo demokratik ,ku cdo njeri ka idete e tija pwrsonale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale